SASHK-u sot do ta analizojë qëndrimin e Qeverisë dhe do të prononcohet

Pasi që Qeveria në seancën e djeshme diskutoi për gjendjen nëpër shkolla dhe kopshte për shkak të grevës së SASHK-ut, nga Sindikati u prononcuan se sot do t’i shqyrtojnë konkluzionet, ndërkohë greva do të vazhdojë, njofton Portalb.

“SASHK-u pret që t’i marrë konkluzionet e sotme të Qeverisë lidhur me grevën e përgjithshme të të punësuarve në kopshtet e fëmijëve, shkollat fillore dhe të mesme Këshilli i SASHK-ut gjatë ditës së nesërme do të mbajë seancë në të cilën hollësisht do ta analizojë qëndrimin e Qeverisë dhe do të prononcohet për të. Deri atëherë, gjegjësisht anëtarët e SASHK-ut nuk prononcohen ndryshe, greva vazhdon”, shkruan në kumtesën e SASHK-ut, të cilën kryetari Jakim Nedellkov, e publikoi dje në rrjetet sociale.

Qeveria në seancën e djeshme i angazhoi ministritë e arsimit dhe shkencës, për punë dhe politikë sociale, pagesën e pagave ta bëjnë në pajtueshmëri të dispozitave ligjore në kushte të grevës. Të dy ministritë, së bashku me Ministrinë e Financave janë të  angazhuara që edhe me ribalanc të Buxhetit të sigurojnë të holla për rritje prej 10 për qind të pagave, përqindje të cilën SASHK-u paraprakisht u dakordua se nuk e pranon.

Gjithashtu, janë dhënë detyra dhe në pajtueshmëri të mundësive ligjore të sigurohet vazhdim i mësimit nëpër shkolla dhe përkujdesje të fëmijëve nëpër kopshte, ndërsa nga SASHK-u do të kërkohet përgjigje me shkrim në bazë të cilit akt juridik ata e ndërprenë.

Qeveria u bën thirrje të gjithë udhëheqësve të institucioneve arsimore, mësimdhënësit dhe edukatorët në institucionet parashkollore të vazhdojnë me mësim, nxënësit të kthehen nëpër shkolla, ndërsa prindërit të vazhdojnë t’i dërgojnë fëmijët nëpër kopshte”,  bënë thirrje paraprakisht nga Qeveria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button