Vazhdon greva në çerdhe dhe shkolla, Qeveria SAShK-ut: Kërkesat të jenë reale
Vazhdon edhe sot greva e filluar dje nga ana e Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kultur në shkollat fillore dhe të mesme, si dhe në çerdhe. Ndërkohë, Qeveria përmes një komunikate inkurajon sindikatën që të vazhdojë dialogun për gjetjen e zgjidhjes së përhershme për rritjen e pagave në arsim, në ditën e dytë të grevës, transmeton Portalb.mk.
Theksohet se kërkesat duhet të jenë reale dhe të dalin nga ndjesia që dikton momenti.
“Rritja e pagave për punonjësit në arsim dhe kopshte është në kohën e kësaj Qeverie dhe marrëveshjes kolektive të nënshkruar në qershor të vitit 2019. Debati për marrëveshjen e re kolektive është një shans për zgjidhje të përhershme të rritjes së vazhdueshme të pagave. Qeveria është e hapur për dialog për arritjen e një sistemi të rritjes së pagave që nuk do të jetë i kushtëzuar dhe i provokuar nga greva dhe pakënaqësi. Së bashku duhet të gjejmë një model të rritjes që, si me marrëveshjen për pagën minimale, do të lidhet me rritjen e pagës mesatare dhe rritjen e harxhimeve të jetesës”, thonë nga Qeveria.
Në komunikatë përkujtohet se pagat e të punësuarve në arsim dhe mbrojtje të fëmijëve në periudhën 2017-2022 janë rritur për 21 për qind dhe për rrjedhojë, një mësimdhënës në arsimin fillor, siç thuhet, merr pagë prej 24.786 denarë, që është rritje për 3.267 denarë plus, kurse një mësues në arsimin e mesëm merr pagë prej 25.642 denarë dhe e njëjta është rritur për 4.353 denarë, plus punën e kaluar.
Qeveria sqaron gjithashtu se në të njëjtën periudhë, me futjen e metodologjisë së re të llogaritjes, është arritur rritja më e madhe e pagave të punonjësve në kopshte.
“Në vitin 2017 një kujdestare në çerdhe ka marrë pagë prej 14.493 denarë. Në vitin 2022, paga mesatare e paguar për muajin shkurt të kujdestarit/es është 19.560 denarë plus punën e kaluar. Diferenca është 5 067 denarë më shumë në llogarinë e këtyre punëtorëve, plus kompensimin për punë të kaluar. Paga e edukatores në çerdhe në vitin 2017 ka qenë 19.200 denarë, ndërsa në vitin 2022 – 25.642 denarë plus kompensimi për punën e kaluar. Rritja këtu është 6.442 denarë, plus puna e kaluar”, thuhet në njoftimin e sotëm të Qeverisë.
SASHK-u kërkon monitorim të rritjes në përqindje të pagës minimale, gjegjësisht rritjes së pagave për 18.4 për qind, e më pas të gjendet një zgjidhje sistematike dhe të mos protestohet në të ardhmen sa herë që rritet paga minimale.
Qeveria ka deklaruar vazhdimisht, ndërsa edhe dje ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska ka ripërsëritur se në këtë kohë, rritja e pagave prej 18,4 për qind siç kërkohet nga SAShK-u nuk është e përshtatshme në kohë krize ekonomike dhe energjetike, kur qeveria së fundmi rriti pagën minimale, rriti pensionet dhe miratoi një paketë masash kundër krizës.
“Momenti për rritje pagash prej 18.4 për qind nuk është real”, tha Trençevska në një debat në Telma, ku të pranishëm ishin edhe i pari i SAShK-ut Jakim Nedelkov dhe ministri i Arsimit Jeton Shaqiri.
Trençevska tha se dialogu social me sindikatat duhet të vazhdojë derisa të gjendet një zgjidhje e duhur dhe se dy takime nuk janë të mjaftueshme për zgjidhjen e një çështjeje kaq të rëndësishme.
“Greva do të zgjasë derisa të gjendet një zgjidhje e pranueshme reciprokisht. Prandaj i bëj thirrje Qeverisë që sa më parë të na thërrasë për bisedime dhe sa më shpejt të gjejmë një zgjidhje të pranueshme reciproke dhe të fillojmë mësimin e rregullt. Përndryshe, e gjithë përgjegjësia se pse nxënësir nuk kanë një të drejtë elementare të garantuar për arsim do të bie mbi ministritë dhe Qeverinë”, tha dje Nedellkov.
Nedelkov theksoi se SASHK nuk do t’i mbyllë shkollat dhe çerdhet, por askush nuk ka të drejtë t’i detyrojë të punësuarit të pranojnë fëmijët gjatë grevës dhe i bëri thirrje qeverisë që sa më parë të fillojë negociatat me sindikatat për të gjetur zgjidhje për kërkesat, greva do të zgjasë derisa të gjendet një zgjidhje.
Nëse kemi parasysh se paga minimale në vend është 18.000 denarë, numër ky që shumëzohet me koeficientin e kompleksitetit të punës, i cili për pozitën mësues në arsimin fillor është 2.503, atëherë del se paga e një mësues duhet të jetë 45.054 denarë. Për një profesor në arsimin e mesëm ky koeficient është 2.533, që do të thotë se paga e arsimtarit në arsimin e mesëm duhet të jetë 45.594 denarë. Për pozitën e pastruesit koeficienti është 1.3, që do të thotë se një pastruesit në shkollë do të merrte pagë prej 23.400 denarë.
- LEXO: SASHK filloi sot grevën në çerdhe dhe shkolla
- LEXO: Shkollat dhe kopshtet në RMV do të pranojnë fëmijë edhe pse arsimtarët janë në grevë, thonë nga MASH
- LEXO: MPPS: Kopshtet do të vazhdojnë me punë edhe gjatë grevës
- LEXO: SASHK: Mësimdhënësit do të hyjnë në grevë, drejtorët të sigurojnë kujdes për fëmijët në shkolla dhe kopshte
- LEXO: Greva në arsim dhe kopshte “mobilizon” gjyshërit në Maqedoninë e Veriut
- LEXO: Këto janë kërkesat e Sindikatës drejtuar Qeverisë së Maqedonisë së Veriut para se të fillojë greva
- LEXO: Mësimdhënësit në Maqedoninë e Veriut meritojnë rroga më të larta, jemi në bisedime me Sindikatën, vlerësoi Kovaçevski
- LEXO: RMV, SASHK-u solli vendim për grevë të përgjithshme në kopshtet e fëmijëve, shkollat e mesme dhe fillore nga 11 prilli
- LEXO: Rritja e rrogës së arsimtarëve, Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe Sindikata në takim u pajtuan për vazhdimin e dialogut
- LEXO: RMV, sot priten rezultatet e negociatave me SAShK-un për rritjen e pagave tjera
- LEXO: SASHK-u kërkon që paga e arsimtarëve të jetë 45 mijë denarë
- LEXO: Shaqiri: Nuk kemi përfitime nga greva, po shqyrtohen disa mundësi për rritje të pagave
- LEXO: Deri në mes të muajit mars do të ketë rritje të pagave në Maqedoninë e Veriut përmes Marrëveshjes Kolektive, besojnë nga sindikata
- LEXO: RMV, me 101 vota “për” paga minimale kaloi filtrin e parë parlamentar
- LEXO: RMV, u arrit marrëveshje për pagën minimale
- LEXO: Dimovski: Kur paga minimale të bëhet 18.000 denarë, të gjitha rrogat duhet të harmonizohen
- LEXO: Sindikata e pavarur akademike: rritja e pagës minimale një hap para, por nuk duhet të barazohet me punën e atyre që kanë nivele të ndryshme arsimore
- LEXO: RMV, Sindikata e PAOGJSHQ: Të rriten pagat gradualisht ose do të hyjmë në grevë
- LEXO: Radikalizim të masave nëse nuk do të rriten pagat në Maqedoninë e Veriut, paralajmëroi Sindikata