Radikalizim të masave nëse nuk do të rriten pagat në Maqedoninë e Veriut, paralajmëroi Sindikata

Jakim Nedelkov nga Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë ka paralajmëruar përshkallëzim të reagimeve në rast se Qeveria nuk do të rritë edhe pagat e punëtorëve të tjerë, transmeton Portalb.mk.

“Ky është një shembull klasik i dështimit të sistemit të pagave, mosrespektim të ligjit, marrëveshjes kolektive. Nëse menjëherë nuk fillojnë negociatat për harmonizimin e pagave me marrëveshjen kolektive, SASHK-u dhe KSL do të vendosë për radikalizmin e aktiviteteve sindikale”, deklaroi kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedelkov, i cili sot zhvilloi takim me ministrin e ri në Ministrinë për Arsim dhe Shkencë, Jeton Shaqiri.

Ai vlerësoi që kjo rritje e rrogës minimale është marketing politik nëse nuk do të korrigjohen edhe pagat tjera., duke theksuar se me këtë vendim janë rritur rrogat vetëm për 13.7 përqind e punëtorëve, ndërsa 86.3 % akoma presin rritje.

“Prioritet i bisedimeve ishte nënshkrimi i Marrëveshjes Kolektive për shkollat fillore dhe të mesme, me çka do të tejkalohet problemi i harmonizimit dhe rritjes së rrogave te të punësuarit në arsim. U dakorduam për përshpejtimin e bisedimeve të cilat duhet të mbarojnë deri më 15 mars me nënshkrimin e Marrëveshjes së re kolektive”, deklaroi Nedelkov pas takimit me Shaqirin.

Ndryshe, në seancën e 11-të qeveritare, u miratuan ndryshimet dhe plotësimet për Ligjin për pagat minimale, ku theksohet që nga muaji mars, rroga minimale nuk duhet të jetë nën 18 mijë denarë. Me këto ndryshime ligjore, planifikohet që çdo vjet, rroga minimale të mos jetë nen 57 nga rroga mesatare.

Enti Shtetëror i Statistikave ka njoftuar se në muajin nëntor, rroga mesatare bruto në Maqedoninë e Veriut ka qenë 43 509 denarë, ndërsa ajo neto 29 130 denarë.

Gjithashtu, në muajin janar Qeveria e Maqedonisë së Veriut kishte premtuar rritje për 20% deri në 30% ose deri në 34 mijë denarë në katër vitet e ardhshme. Ndryshe, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në fushatën parazgjedhore parlamentare për zgjedhjet e 15 korrikut premtoi se paga mesatare do të jetë 34 mijë denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button