Qeveria e Maqedonisë së Veriut e përsëriti ofertën për rritjen e pagës, ndërkohë vendosën që rrogat të jepen si në kushte të grevës

Në seancën e sotme, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka angazhuar ministritë kompetente që të përgatitin ribalancin e buxhetit në atë mënyrë që të ketë 10 përqind rritje të pagës për mësimdhënësit dhe edukatoret, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria e ka angazhuar Ministrinë për Arsim dhe Shkencë, Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale dhe Ministrinë për Financa që me ribalancin e Buxhetit të parashikojnë mjete për rritjen e pagës në çerdhe, shkolla fillore e të mesme në lartësi prej 10 përqind”, deklarojnë nga Qeveria.

Qeveria për këtë ka ftuar Sindikatën për Arsim, Shkencë dhe Kulturë që të pranojnë këtë rritje të pagës dhe të pranojnë nxënësit në shkolla. Për këtë rritje, është formuar grupi i punës i përbërë nga zv.kryeministri Fatmir Bytyqi, Jeton Shaqiri, Fatmir Besimi, Admirim Aliti dhe Jovana Trençevska, të cilët duhet të udhëheqin negociatat me Sindikatën për Marrëveshjen Kolektive.

“Në përputhje me këtë pikë, është angazhuar edhe Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë të fillojë procesin e përgatitjes së ligjit për rrogën në sektorin publik”, raportojnë nga Qeveria.

Ministria për Arsim dhe Shkencë dhe Ministria për Punë dhe Politikë Sociale duhet të realizojnë pagesën e rrogave si në kushte të grevës, në përputhje me ligjin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button