Deri të dielën mësimdhënësit në RMV duhet të vendosin për ofertën e Qeverisë ose grevën, ndërkohë kryetari i sindikatës “izolohet”

Jakim Nedelkov, kryetari i Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) pas bisedë së zhvilluar me udhëheqësit e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ka vendos mos të deklarohet gjatë fundjavës, ndërkohë po zhvillon anketë me mësimdhënësit, transmeton Portalb.mk.

“Përfaqësues të mediave, dua të ju informoj se deri të dielën (17.04.2022) në orët e pasdites, nuk do të jem i qasshëm. Paraprakisht ju falënderoj për mirëkuptimin”, deklaroi Nedelkov, duke kërkuar falje që edhe sot nuk ishte i kapshëm për media.

Sindikata gjatë këtij “izolimi”, ka vendosur që të anketojë mësimdhënësit në lidhje me ofertën e kryeministrit Kovaçevski.

“Oferta në pika të shkurta është: rritje të pagave 10 % në çerdhe, shkolla fillore dhe të mesme, të cilat do të sigurohen me rebalancin e buxhetit diku në maj-qershor të vitit 2022. Kjo ofertë është dhënë gojarisht, që, për fat të keq, nuk mund ta ofrojmë me shkrim dokumentin përkatës”, informojnë nga Sindikata, duke theksuar që Qeveria nuk ka pranuar të flas për kërkesat tjera.

Sindikata në lidhje me këtë, ka kërkuar nga Këshilli rajonal që deri të dielën në ora 13:00 të jep përgjigjeje në “referendum”.

“Këshilli i SASHK-ut të njëjtë ditë do të mbaj mbledhje me atë rast do të sjell vendim përfundimtar dhe të njëjtin do ta përcjell deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në rast se anëtarët e SASHKU-ut nuk e pranojnë ofertën e 10 % të Qeverisë dhe nuk deklarohen me 51 % të numrit të përgjithshëm të anëtarëve, greva nga e hëna vazhdon konform vendimit për grevë”, planifikojnë nga Sindikata.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button