OKB: Mbi 12 milionë njerëz janë zhvendosur në Ukrainë

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë njoftuar se për shkak të luftës që Rusia ka filluar ndaj Ukrainës mbi 12 milionë njerëz janë zhvendosur, kurse rreth 5 milionë e këtyre janë refugjatë në shtetet fqinje, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) Antonio Vitorino, në brifingun e tij në Këshillin e Sigurisë së OKB-së, tha se mbi 12 milionë njerëz në Ukrainë janë zhvendosur për shkak të luftës.

Ai duke tërhequr vëmendje se nevojat psikologjike të të rriturve dhe fëmijëve do të rriten me rritjen e sulmeve të Rusisë në Ukrainë, Vitorino tha gjithashtu se gratë dhe fëmijët duhet të mbrohen nga trafikimi i qenieve njerëzore, abuzimi dhe dhuna seksuale.

Sipas Vitorino, më shumë se gjysma e fëmijëve në Ukrainë janë të zhvendosur, ndërsa u bëri thirrje vendeve që presin fëmijët ukrainas, për ndihmë në identifikimin e të miturve të pashoqëruar dhe ribashkimin e tyre me familjet dhe të afërmit e tyre.

Ai kërkoi që t’i jepet fund diskriminimit nda refugjatëve, duke theksuar se është e papranueshme diskriminimi në bazë të racës, etnisë, kombësisë apo statusit të refugjatit.

Ndërsa zyrtarja e Komisionerit të Lartë për Refugjatët të OKB-së (UNHCR), Kelly Clements, ka konfrimuar se numri i refugjatëve ukrainas ka arritur në rreth 5 milionë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button