Tre shtete të Ballkanit në listën e “shteteve jomiqësore” të Rusisë
Qeveria e Federatës Ruse miratoi të hënën një listë të shteteve dhe territoreve të huaja, që, siç tha, kryejnë veprime jomiqësore kundër Rusisë, kompanive dhe qytetarëve të saj, transmeton REL.
Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, lista përfshin: Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut – që të tria vende anëtare të NATO-s.
“Vendet dhe territoret e përmendura në listë vendosën ose iu bashkuan sanksioneve kundër Rusisë, pas fillimit të një operacioni special ushtarak të forcave të armatosura ruse në Ukrainë”, thuhet në deklaratën e Qeverisë ruse, të cilën e transmeton agjencia ruse e lajmeve TASS.
Sipas këtij dekreti, raporton TASS, “qytetarët dhe kompanitë ruse, vetë shteti, rajonet dhe bashkitë e tij, që kanë detyrime valutore ndaj kreditorëve të huaj nga lista e vendeve jomiqësore, do t’i paguajnë ato në rubla [valutën ruse]”.
Lista, mes të tjerave, përfshin edhe Shtetet e Bashkuara, shtetet e Bashkimit Evropian, Mbretërinë e Bashkuar, Ukrainën, Zvicrën, Islandën etj.
- Dita e parë e konfliktit, lexo KËTU
- Dita e dytë e konfliktit, lexo KËTU
- Dita e tretë e konfliktit, lexo KËTU
- Dita e katër e konfliktit, lexo KËTU
- Dita e pestë e konfliktit, lexo KËTU
- Dita e gjashtë e konfliktit, lexo KËTU
- Dita e shtatë e konfliktit, lexo KËTU
- Dita e tetë e konfliktit, lexo KËTU
- Dita e nëntë e konfliktit, lexo KËTU
- Dita e dhjetë e konfliktit, lexo KËTU
- Dita e njëmbëdhjetë, lexo KËTU
- Dita e dymbëdhjetë, lexo KËTU