Reaguan partitë politike pasi VMRO-DPMNE dha propozimin për ndryshimet kushtetuese
Disa parti politike në Maqedoninë e Veriut edhe sot kanë shpalosur qëndrimet e tyre në lidhje me ndryshimet e mundshme kushtetuese, duke i llogaritur si kush për zhbllokimin e procesit eurointegrues, transmeton Portalb.mk.
“Koha e dominancës së një etniteti në Maqedoninë e Veriut ka përfunduar një herë e përgjithmonë dhe prapakthim në atë gjendje nuk mund të ketë. Maqedonasit janë 54%, ndërsa shqiptarët 30% dhe së bashku
nuk bëjnë përqindjen e kroatëve që janë mbi 90%”, deklarojnë nga Aleanca për Shqiptarët në lidhje me ndryshimet kushtetuese dhe propozimin e VMRO-DPMNE-së.
Aleanca theksoi që vlerësimi i shqiptarëve si pakicë kombëtare, tregon për keqardhje se ato janë kthyer me dekada pas.
“Partia politike VMRO-DPMNE duhet të tejkalojë interesat e tyre elektorale dhe të ngrihet në detyrën që i takon duke përfshirë edhe gatishmërinë e liderit te saj të shprehur publikisht, në heqjen e terminologjisë fyese për gjuhën e bashkëqytetarëve të tyre, në këtë rast gjuha shqipe”, deklarojnë nga Aleanca.
Qëndrimin e Aleancës për Shqiptarët, fraksioni i BDI-së i njohur si “Grupi i Zjarrit” e ka cilësuar si një mundësi për prishje të koalicionit qeveritar BDI-ASH.
“Bllokimi bullgar i nisjes së bisedimeve për anëtarësimin e RMV-së në BE dhe kërkesa që edhe bullgarët të përfaqësohen në preambulë, aktualizoi edhe kërkesën për heqjen e 20 përqindëshit të turpshëm për shqiptarët, që u ngrit nga ASH, ndërsa automatikisht u refuzua nga BDI, përkatësisht nga Bujar Osmani”, deklarojnë nga “Grupi i Zjarrit”, duke pyetur se a u konsultua Osmani me Kryesinë e BDI-së për këtë qëndrim.
Alternativa propozimin e VMRO-DPMNE-së e vlerësoi si një mekanizëm për tërheqjen e votave, duke theksuar se është nevoja për ridefinimin e shtetit.
“AlternativA – duke e parë asimetrinë që ekziston mes shoqërisë multietnike dhe shtetit njëetnik – ka propozuar qëmoti që të bëhet një ridefinim i preambulës së kushtetutës, në mënyrë që ajo ta reflektojë shoqërinë e vendit tonë. Prandaj, ne kemi kërkuar që, në kushte të paqes dhe pa asnjë presion, ta hapim këtë temë dhe të diskutojmë se a ia kemi dalë të ndërtojmë shtet koheziv ndërmjet shoqërisë dhe shtetit”, deklarojnë nga Alternativa.
Ata vlerësojnë që Maqedonia e Veriut duhet të definohet si “shtet i qytetarëve të saj”.
“Me fillimin e procesit në Kuvend, do të hapet mundësia për debat përmes grupeve të punës, ku mund edhe Mickoski dhe VMRO-DPMNE të japin propozimet e tyre. Ky proces patjetër të jetë gjithëpërfshirës, trasnsparent, që të vjen deri te propozimi më i mirë dhe vendimi për ndryshime kushtetuese, me qëllim që të vazhdojmë rrugën evropiane të shtetit tonë”, deklaroi Darko Kaevski nga LSDM-ja.
Ndryshe, për liderin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski i pranueshëm është modeli kroat i Kushtetutës, ku Maqedonia e Veriut do të jetë shtet unitar i popullit maqedonas dhe të gjithë minoriteteve tjera.
Partia opozitare shqiptare, Lëvizja Besa ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë që të ndryshon Amendamentin V në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, tani që pritet hapja e ndryshimeve kushtetuese në vend. “Lëvizja BESA me këmbëngulje do të insistoj që Amendamenti V i kushtetutës të ndryshohet dhe gjuha shqipe të jetë e barabartë me gjuhën maqedonase”, deklarojnë nga Lëvizja Besa.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi para disa ditëve theksoi se ende nuk ka nismë konkrete për ndryshimet kushtetuese dhe shtoi se konform Rregullores, debati plenar për ndryshim të Kushtetutës është i kufizuar në tre ditë për një amendament.
“Llogaria e kohës bëhet lehtë, nga momenti kur do të keni nisma. Nga nisma del shtrirja, që do të përfshihet, në cilin drejtim. Nëse nuk ka konsensus, flasim kot. Sa do që të ketë amendamente, debati plenar dhe i komisionit janë kufizuar nga tre ditë për ndryshimet kushtetuese. Detyrimi im fillon kur do të kem propozim, nismë konkrete”, tha Xhaferi.
Ai theksoi se që të mundet ndryshimet kushtetuese të merren në nëntor, procedura duhet të filloj në qershor ose korrik.
Kujtojmë që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.
Kjo erdhi pas arritjes së propozimit francez në vend me 30 qershor të vitit të kaluar dhe miratimit të tij nga ana e Kuvendit të RMV-së për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut në drejtim të hapjes së rrugës eurointegruese për RMV-në.
Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë nga pala e Maqedonisë së Veriut, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, ku VMRO–DPMNE ka paralajmëruar se nuk do të votojnë për ndryshimin e Kushtetutës.
Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese deri në nëntor të këtij viti, procesi eurointegrues i RMV-së rrezikon të bllokohet përsëri.
Kujtojmë se para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga Bullgaria duke vendosur veto.
- LEXO: Mickoski pranon ndryshime kushtetuese sipas modelit të preambulës së Kushtetuese kroate
- LEXO: Ndryshimet kushtetuese janë çështje teknike, tashmë në Kushtetutë keni duzinë pakicash, thotë diplomati francez Fushe
- LEXO: Pendarovski: Mënyra e vetme që të vihet deri te shumica e dy të tretave për ndryshimet kushtetuese është përmes debatit me opozitën
- LEXO: Lëvizja Besa kërkoi ndryshimin e Amendamentit V në Kushtetutë, mori përgjigje nga Ministria e Drejtësisë
- LEXO: Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut akoma nuk ka nismë konkrete për ndryshimet kushtetuese
- LEXO: Ambasadorët e BE-së dhe Suedisë për ndryshimet kushtetuese: Nuk është vendim që do ta marrë BE-ja, i takon vendit (Video)
- LEXO: Ndryshimet kushtetuese, LSDM dhe VMRO bëjnë llogaritjet kush sa deputetë ka
- LEXO: Ageler për ndryshimet kushtetuese: Mos të politizohet procesi, liderët të shohin interesin e vendit
- LEXO: Ndryshimet kushtetuese nuk janë tragjedi, thotë Osmani ndërsa Mickoski “kapet” para zyrave të BE-së në Shkup
- LEXO: Nënkryetari i KE-së për RMV-në: Tani është koha për fazën tjetër – hapjen e klasterëve, pas ndryshimeve kushtetuese
- LEXO: Mesazhe nga Brukseli: RMV-ja të merr përgjegjësinë politike për në BE, të mos humbet ky moment
- LEXO: Për vazhdim të procesit eurointegrues duhet të përshpejtohen reformat dhe të ndryshohet kushtetuta, porositën Borrell dhe Varhej në Shkup
- LEXO: Të gjitha etnitetet pjesë e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut
LEXO: Debati për ndryshimet kushtetuese rrit euro-skepticizimin në Maqedoninë e Veriut