Pendarovski: Mënyra e vetme që të vihet deri te shumica e dy të tretave për ndryshimet kushtetuese është përmes debatit me opozitën

Procedura për ndryshim të Kushtetutës për vendosje të bullgarëve në të duhet të fillojë më së voni muajin e ardhshëm, ndërsa mënyrë e vetme që të vihet deri te shumica e dy të tretave në Kuvend është përmes debatit me opozitën, theksoi presidenti i shtetit Stevo Pendarovski në pjesëmarrje në emision në TV 24, njofton Portalb.

“Unë do të preferoja që procedura për ndryshim të Kushtetutës të fillojë më së voni muajin ardhshëm dhe të përfundojë para gushtit, kur janë pushimet kolektive të organeve shtetërore, para së gjithash të Parlamentit, sepse pastaj ngadalë hyjmë në atmosferë parazgjedhore dhe atmosfera mund të jetë vetëm më e keqe. Nuk do të doja të shoh mënyrë tjetër që të arrijmë deri në dy të tretat dhe ndryshim të Kushtetutës tani lidhur me bullgarët, përveç debatit me opozitës”, tha Pendarovski.

Sipas tij, Qeveria do ta shtyjë këtë proces deri në fund, ndërsa i i përket çështjeve për zgjedhje të parakohshme që i kërkon VMRO-DPMNE thotë se ato nuk do t’i zgjidhin problemet politike në shtet.

“Frikësohem se jo vetëm zgjedhjet e parakohshme, por edhe të rregulltata nuk do t’i zgjidhin problemet e thella politike sepse ato nuk janë nga dje. Kemi zbrazëtirë të madhe midis dy, madje edhe tre blloqeve politike të cilët me vite shihen përmes nishanit. Mendoj se që të përkeqësohet gjendja, shumë kontribuoi 27 prilli, ndërsa edhe nuk kishte falje për atë që është bërë”, tha shefi i shtetit.

Për kërkim të mbështetjes për mandat të dytë, presidenti potencoi se për këtë do të mendojë në fillim të vitit të ardhshëm, në janar ose shkurt, gjegjësisht disa muaj para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale, që të shohë, siç tha, se nëse do të ketë mbështetje nga partitë politike dhe se çfarë mendojnë qytetarët për punën e tij të deritanishme.

“Nuk do të dëshiroja të garojë nëse rejtingu im është  ulët”, tha presidenti Pendarovski.

Partia opozitare shqiptare, Lëvizja Besa sot ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë që të ndryshon Amendamentin V në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, tani që pritet hapja e ndryshimeve kushtetuese në vend.

“Lëvizja BESA me këmbëngulje do të insistoj që Amendamenti V i kushtetutës të ndryshohet dhe gjuha shqipe të jetë e barabartë me gjuhën maqedonase”, deklarojnë nga Lëvizja Besa.

Amendamenti V në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut ka të bëjë me përdorimin e gjuhës zyrtare, ashtu që si gjuhë zyrtare llogaritet gjuha maqedonase dhe gjuha që e flasin së paku 20 përqind e qytetarëve.

“Ministria e Drejtësisë njofton se të gjitha kërkesat lidhur me ndryshimet kushtetuese do të propozohen dhe shqyrtohen në grupin punues që do të formohet së shpejti, në të cilin anëtarë do të kenë edhe partitë politike, përfshirë edhe partinë BESA”, deklarojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Ndërkohë Ministria ka sqaruar që ka pranuar shkresën e Lëvizjes Besa në lidhje me ndryshimin e Amendamentit V.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi para disa ditëve theksoi se ende nuk ka nismë konkrete për ndryshimet kushtetuese dhe shtoi se konform Rregullores, debati plenar për ndryshim të Kushtetutës është i kufizuar në tre ditë për një amendament.

“Llogaria e kohës bëhet lehtë, nga momenti kur do të keni nisma. Nga nisma del shtrirja, që do të përfshihet, në cilin drejtim. Nëse nuk ka konsensus, flasim kot. Sa do që të ketë amendamente, debati plenar dhe i komisionit janë kufizuar nga tre ditë për ndryshimet kushtetuese. Detyrimi im fillon kur do të kem propozim, nismë konkrete”, tha Xhaferi.

Ai theksoi se që të mundet ndryshimet kushtetuese të merren në nëntor, procedura duhet të filloj në qershor ose korrik.

Kujtojmë që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Kjo erdhi pas arritjes së propozimit francez në vend me 30 qershor të vitit të kaluar dhe miratimit të tij nga ana e Kuvendit të RMV-së për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut në drejtim të hapjes së rrugës eurointegruese për RMV-në.

Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë nga pala e Maqedonisë së Veriut, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, ku VMRODPMNE ka paralajmëruar se nuk do të votojnë për ndryshimin e Kushtetutës.

Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese deri në nëntor të këtij viti, procesi eurointegrues i RMV-së rrezikon të bllokohet përsëri.

Kujtojmë se para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga Bullgaria duke vendosur veto.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button