Në Tabanoc u gjet sasi e madhe e parave te një shtetas turk
Në vendkalimin kufitar Tabanoc dje nga ana e zyrtarëve policorë të stacionit policor Tabanoc është kontrolluar një automjet “porshe kajen” me targa rumune i drejtuar nga J.O. (60) nga Repuiblika e Turqisë, tek i cili janë gjetur dhe konfiskuar para të gatshme të padeklaruara në vlerë prej 31.000 euro, informon Ministria e Punëve të Brendshme, njofton Portalb.
Siç potencojnë nga MPB-ja, paratë i janë dorëzuar Drejtorisë dopganore, ndërsa personi është dorëzuar dhe ndaluar për procedurë të mëtejshme. Pas dokumentacionit të plotë të rastit kundër tij pritet të dorëzohet parashtresë përkatëse.