NATO drejt kufijve Rusisë po bën sprint me pengesa

Analizë speciale për Portalb.mk nga Malinka Ristevska Jordanova, Instituti për Politika Evropiane. 

Malinka Ristevska Jordanova
Malinka Ristevska Jordanova

Tre vite pas aderimit të shumëpritur të Maqedonisë në NATO, u plasua një zgjërim i ri i organizatës mbrojtëse transatlantike. Ky zgjërim nuk pritej. Finlanda dhe Suedia aplikuan njëkohësisht për anëtarësim në NATO – në maj të vitit të kaluar. Kjo sigurisht që ishte si pasojë e situatës së re gjeo-politike, të shkaktuar me agresionin e Rusisë mbi Ukrainën. Të dy shtetet më parë kanë pasur marrëdhënie të privilegjuara me NATO-n si anëtare të “Partneritetit për paqe”, por edhe debate të zhvilluara gjerësisht rreth anëtarësimit në organizatën veriatlantike.

Edhe Suedia edhe Finlanda ishin veçanërisht të kujdesshme në marrëdhëniet me Rusinë, për shkak të historikut të kaluar të luftërave. Suedia si shtet neutral qysh në vitin 1809, insistonte që ta ruajë këtë pozitë të vetën. Qytetarët ishin kundër hyrjes në NATO, madje edhe pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, kur mbështetja shënonte rreth 30%, që në fund të vitit 2022, pas agresionit rus në Ukrainë, të hipë në mbi 60%.

Nga ana tjetër Finlanda, si një fqinj direkt i Rusisë dhe territor i mëparshëm edhe në kuadër të Suedisë edhe në kuadër të Rusisë, ka pozitë specifike. Edhe përkundër sistemeve të ndryshme, ajo ka insistuar që të mbajë marrëdhënie me Rusinë, që duket nga Marrëveshja për miqësi, bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjellë të vitit 1948.

Edhe te Finlanda momenti kyç i “thyerjes” ishte agresioni rus në Ukrainë. Deri atëherë mbështetja për anëtarësim në NATO ka qenë midis 20 – 30%, që pastaj prej vitit 2022 deri sot të rritet nga 60% deri 80%.
Pasi ato u thyen dhe parashtruan kërkesë për anëtarësim, procesi i ratifikimit nuk shkon lehtë.

Njëzet e tetë nga tridhjetë anëtërët e miratuan protokollin deri në mes të tetorit të vitit 2022. Dy shtete e penguan rrugën e ratifikimit. Parlamenti i Hungarisë para disa ditësh e ratifikoi aderimin e Finlandës, por jo edhe të Suedisë. Turqia është para miratimit për Finlandën – protokolli ka kaluar nëpër Komisionin e punëve të jashtme, dhe tani pritet ratifikimi i tij final në seancë plenare, mbase që sot. Mirëpo, të dy shtetet e mbajnë pezull ratifikimin e protokollit me Suedinë, duke u përpjekut të sigurojnë për vete pozitë më të mirë për çështje të tjera – sigurisht, duke zënë arsye të ndryshme. Fillimisht qeveria e Orbanit thjesht hiqej me arsyetimin se parlamenti ka qenë i tejngarkuar, që para rreth një muaji të theksojë kritikat e ashpra “joprincipiele”, nga kandidatët për NATO mbi sundimin e të drejtës në Hungari. Thjesht e shfrytëzon votën për anëtarësim në NATO dhe në BE që të lirohet nga presioni mbi sundimin e të drejtës dhe më lehtë të sigurojë fonde.

Sipas qeverisë së Erdoganit nga tjetër, Suedia është bërë “vend strehimi për separatisët dhe terroristët kurdë” dhe kërkon nga ajo “politika të reja antiterroriste”, si dhe ekstradim të 130 personave. Duket qartë se ka ekzistuar harmonizim i qëndrimeve midis Turqisë dhe Hungarisë mbi anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës, veçanërisht pas heqjes së bllokadës për Finlandën në të kohën e njëjtë.Në fillim të rrugës, ekzistonte mendim se të dy vendet së bashku do të aderojnë në Aleancë. Mirëpo, për momentin kjo rrugë po ndahet, edhepse të dy vendet i përfunduan procedurat e brendshme – ratifikimin dhe miratimin e legjislaturës së nevojshme gjatë muajit mars. Finlanda tashmë e arsyetoi vendimin të vazhdojë rrugëtimin e vetme, në vigjile të zgjedhjeve parlamentare të caktuara për këtë javë. Rëndësia e aderimit të njëkohshëm sigurisht që do të ishte më e madhe nga aspekti politik, duke demonstruar unitet të aleatëve perëndimorë. Nga ai skenar NATO-ja ende nuk heq dorë, duke përdorur presion të vazhdueshëm diplomatik.

Kufiri i deritanishëm i NATO-s me Rusinë ishte 1213 km – me Norvegjinë, Estoninë, Lituaninë, Letoninë dhe Poloninë. Me aderimin e Finlandës kjo do të zmadhohet dy herë për 1339 km dhe do të bëhet 2552 km. Në NATO, planet tashmë ndryshojnë, sepse duhet të parashihen shumë më shumë resurse për kufirin lindor të Aleancës – edhe njerëzore edhe materiale (armë dhe municion), ndërsa këto të dytët veçse janë nënë presion për shkak të luftimeve në Ukrainë. Aleatët do të duhet të merren vesh se si do ti përballojnë shpenzimet plotësuese – me siguri deri në samitin e ardhshëm që duhet të mbahet në korrik në Lituani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button