Lëvizja Besa kërkoi ndryshimin e Amendamentit V në Kushtetutë, mori përgjigje nga Ministria e Drejtësisë
Partia opozitare shqiptare, Lëvizja Besa ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë që të ndryshon Amendamentin V në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, tani që pritet hapja e ndryshimeve kushtetuese në vend, transmeton Portalb.mk.
“Lëvizja BESA me këmbëngulje do të insistoj që Amendamenti V i kushtetutës të ndryshohet dhe gjuha shqipe të jetë e barabartë me gjuhën maqedonase”, deklarojnë nga Lëvizja Besa.
Amendamenti V në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut ka të bëjë me përdorimin e gjuhës zyrtare, ashtu që si gjuhë zyrtare llogaritet gjuha maqedonase dhe gjuha që e flasin së paku 20 përqind e qytetarëve.
“Ministria e Drejtësisë njofton se të gjitha kërkesat lidhur me ndryshimet kushtetuese do të propozohen dhe shqyrtohen në grupin punues që do të formohet së shpejti, në të cilin anëtarë do të kenë edhe partitë politike, përfshirë edhe partinë BESA”, deklarojnë nga Ministria e Drejtësisë.
Ndërkohë Ministria ka sqaruar që ka pranuar shkresën e Lëvizjes Besa në lidhje me ndryshimin e Amendamentit V.
Komentet