Demerxhiev: Nuk erdhëm këtu të bëjmë provokime, por t’i shprehim nderime Goce Dellçevit

Sot, këto masa të sigurisë janë të domosodshme, ndërsa siguria do të thotë, të gjithë që dëshirojnë t’i shprehin nderim Goce Dellçevit, këtë lirisht të vijnë ta bëjnë, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme i Bullgarisë, Ivan Demerxhiev, pas vendosjes së luleve në vallin e Dellçevit së bashku me përfaqësues të Qeverisë bullgare, shkruan Meta.mk, njofton Portalb.

Ai tha se ka pasur qytetarë bullgarë të cilët janë ndaluar në kufi që të hyjnë në Maqedoni dhe potencoi se duhet t’u jepet mundësi të gjithëve që kanë dëshirë për shprehje të nderimeve.

“Nuk ka arsye për provokime. Ne duhet të ecim përpara, ndërsa ajo është Evropa e bashkuar, kjo imponon stabilitet. Ne jemi të detyruar të ndërtojmë siguri dhe stabilitet midis popujve të së dy shteteve tona. Ne nuk erdhëm këtu të bëjmë provoikime, por të tregojmë respekt. Ne jemi fiqnj dhe fqinjësia e mirë duhet të vazhdojë”, tha Demerxhiev.

Ai shtoi se pret që çdo qytetarë bullgarë që mbërrin në Shkup, të vendosë ule dhe madje të jetë i sigurtë.

I pyetur rreth asaj se nëse deklaratat se Maqedonia është shtet bullgar janë në drejtim të marrëdhënieve të mira fqinjësore, ministri u përgjigj se Republika e Bullgarisë ka qenë vendi i shtetë që e njohur Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Edhe pse priteshin tensione, 151-vjetori i lindjes së Goce Dellçevit sot u festua pa incidente dhe qetë.

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski në seancën e 18-të e Këshillit të Sigurisë të mbajtur më 23 janar të këtij viti paralajmëroi se ngjarja e sotme është ngjarje me rrezik të lartë të sigurisë dhe kërkoi nga Qeveria të marrë masa parandaluese.

Dy shtetet fqinje, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria që nga viti 2017, kur kishin nënshkruar një marrëveshje për fqinjësi të mirë, nuk kanë arritur të zgjidhin mosmarrëveshjet historike.

Mes tjerash, shtetet kanë mospajtime për prejardhjen e shumë personaliteteve historike, përfshirë edhe Goce Dellçevin, dhe çështjet tjera që kanë të bëjnë me identitetin dhe gjuhën maqedonase, pasi bullgarët pretendojnë se ato kanë “rrënjë bullgare”.

Tensionet mes dy vendeve u rikthyen në muajin nëntor të vitit të kaluar kur pjesëtarë të pakicës bullgare në Maqedoninë e Veriut, hapën në Manastir dhe Ohër klube bullgare me emrat “Car Borisi i Tretë” dhe “Vanço Mijallkov”, të cilët kanë sunduar me Bullgarinë në periudhën e Perandorisë Osmane, me synimin e “bashkimin e tokave maqedonase me Bullgarinë”.

Një pjesëtar i këtij klubi, më 16 janar, u sulmua fizikisht gjë që rriti edhe më shumë tensionet mes dy vendeve duke çuar madje edhe në tërheqjen e ambasadorit bullgar nga Shkupi.

Bullgaria, si shtet anëtar i BE-së, vitin e kaluar hoqi veton ndaj Shkupit për t’i hapur rrugë bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Por, bisedimet mund të bllokohen nëse Maqedonia e Veriut nuk bën ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën saj, ashtu siç parashihet me marrëveshjen ndërmjet dy vendeve, bazuar mbi atë që njihet si “propozimi francez” për zgjidhjen e kontesteve për gjuhën, identitetin dhe historinë maqedonase.

Kujtojmë që ditëve të fundit janë rritur tensionet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut si shkak i sulmit të sekretarit të klubit bullgar Car Boris Treti” në Ohër, i cili ka shtetësi të RMV-së por deklarohet si bullgar.

Ministri teknik i Jashtëm i Bullgarisë, Nikollaj Millkov, deklaroi se Bullgaria do të marrë të gjitha masat për rastin “Pendikov” dhe tashmë punohet për këtë. Ai tha gjithashtu se për shënimin e lindjes së Goce Dellçevit më 4 shkurt, të dyja vendet dhe kryesisht institucionet në RMV duhet të qëndrojnë të qetë dhe të përmbahen nga çdo provokim për të siguruar rendin e nevojshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button