Nesër vazhdon debati në Kuvend për buxhetin e Maqedonisë së Veriut për vitin 2023

Deputetët e opozitës edhe në pjesën e pasdites nga debati për Propozim-buxhetin dërguan kritika për projeksionet dhe të ardhurat dhe shpenzimet e planifikuara, duke tërhequr vërejtjen se qytetarët përballen me inflacion prej 20 për qind, nuk ka mjaftueshëm investime në energjetikë, ndërsa shpenzohen shumë para për import të rrymës, raporton MIA.

Për deputetët e pushtetit, buxheti për vitin e ardhshëm është përgjigje e pasojave nga kriza ekonomike botërore, ofron mbështetje për qytetarët dhe biznesin, do të mundësojë kthesë ekonomike, është zhvillimor dhe siguron stabilitet dhe rritje ekonomike.

Zdravko Trajanovski nga VMRO-DPMNE vlerësoi se Propozim-buxheti për vitin 2023 është inflator dhe manipulues dhe nuk do të sjellë asgjë të re.

Sipas tij, shteti po hynë në jolikuiditet, ndërsa ulja e borxhit publik me të cilën u lavdërua Qeveria vjen nga inflacioni prej 20 për qind.

Edhe Halil Snopçe nga Aleanca për Shqiptarët foli për rritjen e inflacionit dhe çmimet e rritura të produkteve ushqimore. “Ky është inflacion i paparë i cilin nuk korrespondon me realitetin. Ka rritje enorme të çmimeve, të borxhit publik, por ku është koncepcioni për eliminimin e këtyre dukurive”, pyeti Snopçe, duke e kritikuar edhe situatën në energjetikë, importin e rrymës dhe parave të shpenzuara për atë qëllim.

Investimi i fundit në sektorin energjetik, theksoi, është para 41 viteve.

Ai theksoi se në buxhetin e vitit të ardhshëm nuk ka mjete të mjaftueshme për zhvillim të balancuar rajonal. Duke iu referuar raportit të KE-së se Qeveria nuk ka vullnet për të zbatuar një decentralizim të mirë fiskal, ai tha se nuk shikon se po bëhet diçka për ta ndryshuar atë dhe përsëri vazhdon diskriminimi i rajoneve, pra nuk ka zhvillim të balancuar.

Sipas Zhaklina Llazarevskës nga LSDM, Propozim buxheti për vitin 2023 është në drejtim të tejkalimit të sfidave nga kriza globale ekonomike, është zhvillimor dhe me të në vepër vazhdohet me kujdesin për qytetarët dhe ekonominë vendore.

Siç njoftoi nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski, debati për Propozim buxhetin e plotësuar për vitin 2023 do të vazhdojë nesër në orën 11.

Ndryshe, javën e kaluar Komisioni Kuvendor për Financim dhe Buxhet e përfundoi debatin e amendamentit rreth Propozim-buxhetit për vitin 2023, me çfarë propozimi shkon në procedurë të mëtutjeshme në seancë plenare të Kuvendit.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut gjatë prezantimit të propozim-buxhetit për vitin 2023, ka paralajmëruar rritje të fondit për pensionistët, rritje të pagave dhe investimeve kapitale.

“Kryeministri Kovaçevski theksoi se me Buxhetin në vitin 2023 parashihet të sigurohen 250 milionë euro mjete për masat antikrizë, 120 milionë euro më shumë për pensionistët, 57.5 milionë euro më shumë për komunat, 63 milionë euro më shumë për shërbimet shëndetësore dhe karakteristikë kryesore është se për shpenzimet kapitale janë projektuar 800 milionë euro, për të cilat theksoi se do të përpiqet të ketë realizim të lartë”, raportojnë nga Qeveria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button