Mbaroi debati i Komisionit për buxhetin e Maqedonisë së Veriut për vitin 2023
Komisioni Kuvendor për Financim dhe Buxhet pasdite e përfundoi debatin e amendamentit rreth Propozim-buxhetit për vitin 2023, me çfarë propozimi shkon në procedurë të mëtutjeshme në seancë plenare të Kuvendit, raportoi MIA.
Në kuadër të debatit të amendamentit u shqyrtuan pjesa më e madhe e amendamenteve të parashtruara nga opozita, të cilat kryesisht kishin të bënin me ndërtimin e rrugëve rajonale dhe lokale dhe të sistemeve të ujësjellësit. Ministria e Financave pranoi disa amendamente, por në formë të modifikuar, ndërsa një pjesë e propozuesve i tërhoqën amendamentet e tyre.
Për propozim-buxhetin janë dorëzuar gjithsej 263 amendamente, prej të cilave rreth 200 janë nga opozita VMRO-DPMNE.
Në propozim-buxhetin për vitin e ardhshëm rritja është projektuar në 2.9 për qind, ndërsa inflacioni në 7.1 për qind. Të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 282 miliardë denarë dhe janë më të larta për 14.8 për qind në krahasim me vitin 2022, ndërsa shpenzimet në nivel prej 324.8 miliardë denarë ose janë 12,6 për qind më të larta në krahasim me vitin 2022. Deficiti buxhetor është në nivel prej 4.6 për qind të PPV-së së planifikuar. Për shpenzime kapitale, ndërkaq, janë planifikuar 48.9 miliardë denarë, ose rreth 52.3 për qind më shumë në krahasim me planin për vitin 2022.
Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut gjatë prezantimit të propozim-buxhetit për vitin 2023, ka paralajmëruar rritje të fondit për pensionistët, rritje të pagave dhe investimeve kapitale.
“Kryeministri Kovaçevski theksoi se me Buxhetin në vitin 2023 parashihet të sigurohen 250 milionë euro mjete për masat antikrizë, 120 milionë euro më shumë për pensionistët, 57.5 milionë euro më shumë për komunat, 63 milionë euro më shumë për shërbimet shëndetësore dhe karakteristikë kryesore është se për shpenzimet kapitale janë projektuar 800 milionë euro, për të cilat theksoi se do të përpiqet të ketë realizim të lartë”, raportojnë nga Qeveria.
- LEXO: RMV, debati për Buxhetin e vitit 2023 do të vazhdojë të hënën në Komisionin e Kuvendit
- LEXO: 120 milionë euro më shumë për pensionistët, ndërsa 5 % për pagat, paralajmëroi Qeveria për Buxhetin 2023
- LEXO: RMV, rritja e rrogës për 15 % te të punësuarit e administratës, tema që përplasi dy partitë më të mëdha në vend
- LEXO: RMV, përfundoi dita e parë e debatit për Buxhetin e vitit 2023, të premten vazhdon debati dhjetëditor
- LEXO: ANALIZË: Buxheti 2023: ulje në shëndetësi, mbrojtje sociale, bujqësi, më shumë para për transportin, mbrojtjen… (Infografik)
- LEXO: Deputetët do të debatojnë për propozim-buxhetin, janë dorëzuar mbi 250 amendamente
- LEXO: Qeveria e RMV-së miratoi buxhet prej 5,3 miliardë euro për vitin e ardhshëm, parashihen më shumë para për komunat, pensionistët dhe pagat e rritura në arsim
- LEXO: RMV, u miratua propozim-buxheti për vitin 2023