Qeveria e RMV-së miratoi buxhet prej 5,3 miliardë euro për vitin e ardhshëm, parashihen më shumë para për komunat, pensionistët dhe pagat e rritura në arsim
Qeveria në seancën e sotme miratoi buxhetin për vitin 2023, i cili për pjesën e shpenzimeve do të jetë 324,8 miliardë denarë (5,28 miliardë euro). Kjo është për 12,6 përqind më shumë në raport me vitin 2022, tha ministri i Financave Fatmir Besimit në prezantimin e buxhetit, transmeton Portalb.mk
Me propozim buxhetin për vitin 2023, të ardhurat janë planifikuar në nivel prej 282 miliardë denarë (4,58 miliardë euro), që është për 14,8 përqind më shumë në raport me vitin 2022. Deficiti është projektuar 4,6 përqind nga BPV.
Në buxhetin e propozuar janë planifikuar 75 miliardë denarë për pagesën e pensioneve për rreth 10 % më shumë se këtë vit. Te transferet ndaj njësive të vetëqeverisjes lokale planifikohet rritja e përqindjes së të ardhurave nga TVSH-ja të cilat u shpërndahen komunave nga 4,5 përqind në 5,5, ndërsa parashihet edhe rritje shtesë e dotacionit të përgjithshëm ndaj komunave për 1,2 miliardë denarë, me qëllim rritje të kapaciteteve fiskale të komunave. Rritja shtesë prej 2 miliardë denarë dedikohet për financimin e pagave të rritura për 15 përqind për arsimimin fillor dhe të mesëm në nivel lokal, si dhe për edukatoret dhe përkëdhelëset në kopshtet e fëmijëve.
795 milionë euro janë paraparë për investimet kapitale, apo për 52,3 përqind më shumë në raport me vitin 2022.
Rritja ekonomike në vitin 2023 është projektuar 2,9 përqind.