RMV, rritja e rrogës për 15 % te të punësuarit e administratës, tema që përplasi dy partitë më të mëdha në vend
Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet sot pasdite e vazhdoi debatin e amendamenteve rreth Propozim buxhetit për vitin 2023, por u shpall pauzë menjëherë pas debatit dhe votimit rreth amandamentit të parë me të cilin debatuan, ndërkaq me të cilin deputetët nga VMRO-DPMNE kërkojnë 4,553 milionë denarë rritje të rrogave në administratë për 15 për qind, raporton MIA.
Stojanovski shpalli pauzë 15-minutëshe, siç sqaroi “që të qetësohen gjakrat” sepse nuk ka atmosferë për punë.
Pasi që deputetja e VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanovska e arsyetoi amandamentin, ndërsa pas saj foli edhe bashkëpartiakja e saj Eli Panova, kryetari i Komisionit, Bojan Stojanovski e mbylli debatin dhe e vendosi në votim amandamentin, me ç’rast konstatoi se “për” votuan gjashtë anëtarë të Komisionit, ndërsa asnjë “kundër” dhe “i përmbajtur”. Derisa zgjati votimi, reaguan deputetët nga shumica në pushtet, duke kërkuar pauzë dhe duke akuzuar se votimi nuk ka qenë i rregullt sepse, derisa zhvillohej, akoma nuk ishin kthyer kolegët e tyre të cilët ndodheshin në një ngjarje tjetër.
Maria Georgievska nga LSDM kërkoi Stojanovski ta korrigjojë dhe ta përsërisë votimin, duke vlerësuar se veprimi i deputetëve nga VMRO-DPMNE “është më se joserioz dhe i pahijshëm dhe se shesin truqe të lira në Komision”.
Stojanovski, ndërkaq, i hodhi poshtë pohimet se e ka shkelur punën e Komisionit dhe Rregulloren. Sqaroi se konkludoi se të gjitha argumentet nga debati janë shterur pas paraqitjeve të dy deputeteve, pas të cilave edhe ai ishte paraqitur për fjalë, por, siç tha, konkludoi se të gjitha argumentet nga debati janë shterur dhe nuk ka poentë të përfshihet sepse ishin shterur të gjitha argumentet. Deputetët e paraqitur pas tij, sqaroi, hoqën dorë, ndërsa menjëherë pasi u tërhoqën, unë duhej të veproja sipas skenarit dhe u vendos në votim, ju nuk votuat”, tha Stojanovski.
Amandamenti me të cilin VMRO-DPMNE kërkoi financa për rritje të rrogave të administratës nuk u pranua nga zëvendësministri i Financave, Filip Nikollovski.
“Në kohë krize Qeveria arriti t’i rrisë rrogat të mbi 85.000 të punësuarve në sektorin publik në segmente të ndryshme dhe me atë tregoi kujdes për të punësuarit në administratën publike”, tha Nikollovski në arsyetim.
Në pjeësn e pasdites të punës së Komisionit për financim dhe buxhet nuk u miratua amandamenti i parashtruar nga VMRO-DPMNE me të cilin kërkohej të shtyhet rritja e tatimit të vlerës së shtuar (TVSH) për energjinë elektrike prej 5 në 10 për qin që është planifikuar të hyjë në fuqi prej 1 janarit.
Në suaza të debatit të amandamenteve për Propozim-buxhetin, Komisioni duhet të shqyrtojë gjithsej 263 amandamente prej të cilave 199 janë parashtruar nga VMRO-DPMNE-ja opozitare.