Microsoft solli përditësimin e shumëpritur

Javën e kaluar Microsoft hoqi kufizimet për shkarkimin e përditësimit më të fundit për përdoruesit që kanë të instaluar Windows 11 22H2, raporton PCW. Ata që e kanë pritur këtë përditësim do ta shohin të shfaqet në kompjuterin e tyre brenda pak ditësh. Konfirmon besimin e Microsoft se me këtë përditësim ka adresuar problemet e shfaqura përfshirë ekranin blu të vdekjes.

Ndërsa përdoruesit e kartave grafike Nvidia kanë raportuar degradim të performancës, anomali me audion dhe probleme me G-Sync.

Vetëm muajin e kaluar Microsoft pranoi probleme duke thënë se 22H2 kishte aktivizuar aksidentalisht funksionalitetet “debug”.

Nvidia këshilloi përdoruesit e prekur të përditësojnë aplikacionin GeForce. Një përditësim tjetër për ata që vuanin me 22H2 shkoi në fund të Nëntorit.

Përveç adresimit të problemeve me performancën e kartave grafike Nvidia, KB5020044 rregulloi një problem me Microsoft OneDrive.

Opsione të reja ka në menunë Start, gaming dhe siguri. Përditësimi lejon krijimin e direktorive të aplikacioneve në menunë Start apo tërheqjen e aplikacioneve nga menuja në taskbar.

File Explorer është pajisur me tabet njëlloj si shfletuesit.

Në lidhje me funksionalitetet gaming, 22H2 zgjeroi Auto HDR dhe mbështetjen për ekranet me frekuencë rifreskimit të ndryshme në DirectX 10 dhe DirectX 11.

Një funksionalitet i ri Smart App Controll bllokon aplikacionet e pasigurta të hapen duke u mbështetur mbi një model me inteligjencë artificiale. Ndërkaq një funksion i ri i Microsoft Defender paralajmëron përdoruesit nëse po vendosin kredencialet e tyre në uebsajte të dëmshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button