Kovaçevski dhe Donev kanë biseduar për rritje të kapacitetit të gazsjellësit

Kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Dimitar Kovaçevski, në takimin e sotëm bilateral, të ndërlidhur me fillimin e rehabilitimitdhe ndërtimit të plotë të hekurudhës nga Kumanova deri në kufirin me Bullgarinë, kanë biseduar edhe rritje të kapacitetit të gazsjellësit deri tani të vetëm në vend, i cili është vazhdim i gazsjellësit bullgar, njofton Portalb.

“Në takimin bilateral midis kryeministrave Kovaçevski dhe Donev është biseduar edhe për mundësitë për zgjerim të kapaciteteve të gazsjellësit dhe bashkëpunimit të thelluar i cili do të sigurojë ballafaqim me pasojat nga kriza energjetike e cila ka prekur gjithë kontinentin evropian”, thuhet në kumtesën nga pres-qendra qeveritare.

Siç potencojnë nga Qeveria, fokusi i bisedës së të dy kryeministrave ka qenë edhe intensifikimi dhe avancimi i bashkëpunimit midis dy vendeve.

Përndryshe, Sh.A. ESM tanimë ka siguruar nëpërmjet “Makpetrolit” gaz rus nga “Gazpromi” për deri në fund të tetorit. Kryeministri Dimitar Kovaçevski sqaroi se nëse rritet çmimi i gazit në përmasa enorme ose në ka ndalim të dërgimit të gazit, atëherë ngrohtoret e Shkupit mund të kenë mundësi të punojnë edhe me derivate alternative, gjegjësisht në mazut.

Ndryshe, nga 1 shtatori 2022 e deri më 31 mars 2023 në Maqedoni do të vlejnë masat për kursim të energjisë elektrike, me të cilat konsumi duhet të zvogëlohet për 15 për qind, me synim – “Kursimi i energjisë elektrike për dimër të sigurt”.

Nga Qeveria njoftuan se marzha për tregtinë e energjisë elektrike është kufizuar në 10%por kjo masë që kishte hyrë në fuqi më 15 qershor, nuk ka arritur të parandalojë rritjen e çmimeve. Paraprakisht nga Qeveria bënë thirrje që të respektohen masat për kursimin e energjisë elektrike dhe njoftuan se për përballimin e krizës energjetike janë siguruar mbi 100 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button