Recension nga hapja e ekspozitës retrospektive të portreteve të Ilija Axhievskit në “Hamamin e Daut Pashës”

“Një nga detyrat e Galerisë Nacionale bazohet në prezantimin e veprave të artistëve kombëtarë, jo vetëm të atyre të kohëve të fundit, por para së gjithash të autorëve që me punën e tyre dekadash përcaktuan rrjedhën e artit bashkëkohor maqedonas. Qëllimi i këtyre prezantimeve, mbi të gjitha, është t’i kushtojmë respektin e duhur autorëve tanë, të kujtojmë kontributin e tyre në një periudhë të caktuar historike dhe ndikimin që ata kanë lënë në brezat e ardhshëm të artistëve, edukimin e publikut të sotëm. Natyrisht, një nga detyrat e rëndësishme është prezantimi i autorëve të cilët janë lënë pas dore në një farë mënyre për disa arsye, njofton Portalb.

Një nga ata autorë është edhe skulptori Ilija Axhievski, rruga jetësore dhe krijuese e të cilit ishte e mbushur me shumë rrjete. Megjithatë, nga këndvështrimi i sotëm dhe me qëllim të përcaktimit të vendit në artin modern maqedonas, besojmë se kjo ekspozitë do të tregojë se Ilija Axhievski është pjesë e antologjisë së artit figurativ maqedonas.

Vepra e Axhievskit mund të gjurmohet përmes disa teknikave, mediumeve dhe qasjeve disiplinore, por në çdo formë ai mbetet konsistent me figuracionin, ato kanë një asociativitet dhe simbolikë të përmbajtur. Në veprën e tij skulpturore ndiqen tre standarde kryesore, konkretisht: monumentet publike, figurinat dhe portretet. Pavarësisht arritjeve dhe konfirmimit publik të kontributit të tij në artin monumental, zhanri skulpturor që i përshtatet më së miri, me të cilin arrin kulmin e zhvillimit të tij artistik dhe arritjet më të mëdha si artist individual, është fusha e artit të portretit.

Ekspozitë retrospektive të portreteve të Ilija Axhievskit, Foto: Galeria Nacionale e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Një moment personal si drejtoreshë e Galerisë Nacionale dhe si artist figurativ: misioni im është kërkimi i vlerave të vërteta të shkruara në historinë kulturore të vendit tonë. Përgatitja e kësaj ekspozite ngjalli emocione të veçanta për shumë arsye, por ajo që më preku vërtet ishte takimi i parë me autorin. Hyrja në studion e Ilija Axhievskit më çoi emocionalisht në fillimet e mija artistike, kur pata rastin të kujtoj fotot e studios së Rodinit, të cilat padyshim më lanë një ndikim, si magjepsje dhe si shprehje plastike. Mbeta e shtangur nga energjia që dëshmon për rrugën e artistit ndër vite, e cila nuk ka qenë gjithmonë e lehtë. E shkruar në hapësirën, përmes skulpturave të tij, ku dallohet fuqia e artit, në momentet më të vështira, kur sinqerisht, me shumë mund dhe punë, do të investojmë dhe do të krijojmë vepra që do të flasin për ne në të ardhmen. Përfaqësueshmëri origjinale dhe e fortë, mund të them që eksperienca në studio është një mundësi e rrallë sepse jo të gjithë shikojnë nga dritarja e hapur në intimitetit të artistit. Falenderojmë Axhievskin për mundësinë që përmes kësaj ekspozite të jemi pjesë e procesit të tij të punës, të ndajë momentet e krijimit, frymëzimit dhe këmbënguljes”, tha drejtoresha dr. Dita Starova Qerimi.

“Pas përgatitjeve të gjata dhe intensive, hapëm ekspozitën e skulptorit më të vjetër të skenës artistike maqedonase, maestro Ilija Ajievski, e cila i kushtohet realizimeve të tij portretike dhe prandaj mban titullin “Portreti në fokus”.

Axhievski është 96 vjeç dhe në jetën e tij të gjatë dhe të punës krijoi arritje të shumta artistike edhe përkundër rrugës me gjemba që eci. U angazhua aktivisht në NOB, ishte anëtar aktiv i SKOJ-it dhe SKOM-it, por fatkeqësisht e përjetoi si njollë të pakapërcyeshme dhe të përjetshme dhe Goli Otokun. Megjithatë, arti, ai monument krijues dhe pasioni ishin mjaft të fuqishëm për të shpëtuar shpirtin e tij nga humnera e “të shënuarve”. Ndoshta e gjithë ajo kohë do të kontribuojë që Axhievski të depërtojë në sekretet e shpirtit dhe karakterit të njerëzve që portretizon, sepse ai zgjedh zhanrin e portretit si një nga magjepsjet e tij mbizotëruese. I shkëlqyeshëm në realizëm dhe në kapjen e ngjashmërisë me personat e portretizuar, por edhe më specifik dhe origjinal në portretet jashtëzakonisht ekspresive që duken sikur transformohen energjitë dhe fenomenet natyrore, malet, shkëmbinjtë, erërat, ujërat. Është sikur intimiteti i personave të portretizuar materializohet nga një estetikë indolente në titanët e portretizuar fuqishëm.

Ilija Axhievski është i njohur për marrëdhëniet e tij të menjëhershme të krjuara me njerëzit, ndaj një marrëdhënie kaq të fortë ka pasur edhe me zonjën Jelena Luzhina, një teoriciene, eseiste, përkthyese dhe eksperte e lartë e teatrit, me origjinë kroate. Lidhja e Ilijas me Kroacinë është e fortë (aty ka mbaruar Akademinë e Artit Figurativ), kjo është arsyeja që i bashkon dhe arsyeja pse ai bie në kontakt me të për të diskutuar për Kroacinë dhe gjithë madhështinë e saj kulturore e artistike.

Ekspozitë retrospektive të portreteve të Ilija Axhievskit, Foto: Galeria Nacionale e Republikës së Maqedonisë së Veriut

“Unë sinqerisht besoj se me këtë ekspozitë do ti lëvizim horizontet dhe perceptimet e mëparshme të historianëve dhe kuratorëve të artit, së bashku do të ofrojmë një platformë për një kualifikim dhe valorizim ndryshe, të madhështisë dhe origjinalitetit të padyshimtë të artit të portretit të Axhievskit, për fat të keq deri më tani në mënyrë joadekuate të konfirmuar. Ai është padyshim një nga magjistarët e rrallë të plastikës së portreteve në Maqedoni”, tha Ana Frangovska, kuratore e lartë në Galerinë Nacionale.

“Maksimën kapitale të Mikelanxhelos – STUDIO ANCORA, ose në përkthim: Unë ende po mësoj, ende mësoj, po vazhdoj të mësoj… – E kam lidhur shumë kohë më parë dhe spontanisht/intuitivisht vazhdoj ta lidh me veprën e Ilija Axhievskit. Një nga ata artistë kërkues, studentë të palodhshëm dhe perfeksionistë të përkushtuar, që duket se udhëhiqen nga slogani olimpik citius, altius, fortius (më i shpejtë, më i lartë, më i fortë). Axhievski i palodhshëm i ka qëndruar besnik edhe sot e kësaj dite, pasi me nder e kalon 96-vjetorin e jetës së tij të gjatë, jashtëzakonisht dramatike dhe rrallëherë të plotë. I cili simbolikisht shënohet me këtë ekspozitë sonte. Ekspozita e gjashtëmbëdhjetë personale në karrierën e tij gati shtatëdhjetëvjeçare. Dhe duhet të kishte të paktën kaq shumë më tepër: kishte edhe pse dhe nga çfarë të ishin bërë!

Ekspozita PORTRETI NË FOKUS është jo standarde/e pazakontë “në të gjitha aspektet”. Është një nga ekspozitat më ekskluzive dhe më specifike që kemi parë në vendin tonë. Koncepti i saj, si dhe vetë inskenimi në ambientet e hamamit të Daut Pashës, është i ndryshëm nga të gjithë ata që kemi parë deri më tani, sikur na afron me standardet e larta të ekspozitës së Beaubourg, Villa Borghese, Palazzo Grassi. ..”, këto fjalë i tha në hapje Jelena Luzhina.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button