Deri më 15 qershor të rinjtë mund të dërgojnë ese në garën ndërkombëtare

Të rinjtë e Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë deri më 15 qershor në garën ndërkombëtare të të rinjve për esenë e vitit 2023, transmeton Portalb.mk.

“Mundësi që të rinjtë nga Maqedonia e Veriut të marrin pjesë në garë ndërkombëtare për ese. Fondacioni The Goi Peace fton të rinjtë e vendit tonë të marrin pjesë në Garën Ndërkombëtar të Eseve për të rinjtë 2023. Çdo vit Fondacioni The Goi Pease pranon më shumë se 20,000 punime nga të rinjtë nga 150 vende të botës”, raportoi Ministria për Arsim dhe Shkencë.

Konkursi është i hapur për dy grupe: fëmijët deri në moshën 14 vjeçare dhe të rinjtë nga nga 15 deri 25 vjeç. Ata mund të dërgojnë esenë me titull “Të rinjtë krijojnë të ardhme paqësore”. Esetë duhet të kenë deri 600 fjalë, ndërsa vlera e çmimeve arrin rreth 700 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button