Prej nesër deri më 28 prill në Shkup dhe Tetovë do të mbahet Festivali Watch Through

Edicioni i parë i Festivalit Watch Through do të mbahet nga data 26 deri më 28 prill 2023 në Shkup dhe Tetovë, Maqedonia e Veriut, njofton organizata “Loja”, transmeton Portalb.mk.

WATCH THROUGH është një festival që bashkon shkrimtarë, ndërtues paqeje dhe aktivistë dhe synon të krijojë një sinergji që mund të stimulojë ndryshime pozitive në shoqëri dhe të frymëzojë të tjerët të veprojnë drejt një të ardhmeje më të mirë me perspektivën e Integrimit Evropian. Duke u fokusuar në edukimin, letërsinë, angazhimin qytetar dhe mbrojtjen e mjedisit, synohet të promovojë mirëkuptimin, ndjeshmërinë, aktivizmin dhe mendimin kritik, të cilat janë thelbësore për bashkëjetesën paqësore dhe mirëqenien e qëndrueshme.

Festivali WATCH THROUGH organizohet nga Qendra për Bashkëpunim Ballkanik LOJA dhe partnerët e saj në kuadër të projektit të financuar nga BE-ja Rrjeti Rajonal për Diversitet Kulturor -READ dhe projekti i Civil Peace Service – CPS, i mbështetur nga BMZ – Gjermani.

Festivali është një kombinim diskutimesh, leximit të poezisë dhe prezantimeve.

Ceremonia e hapjes së festivalit do të jetë të mërkurën më 26 prill në ora 17:30 në Çifte Hamam, Shkup me fjalime përshëndetëse nga drejtori rajonal i Institutit Goethe për MK-AL-KS dhe ambasadorja gjerman në MK (TBC).

Fjalimi kryesor do të mbahet nga Burhan Sönmez (shkrimtar, President i PEN International, Universiteti i Kembrixhit) mbi temën Watching Through the Wall. Një fjalim kryesor mbi ndikimin që kanë “muret” në ditët e sotme në jetën e njerëzve, kulturave, shoqërisë.

Në të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 18:15 do të mbahet Paneli me temë: Ballkani i hapur, Ballkani i BE-së? Ky panel do të diskutoj nëse projekti “Ballkani i Hapur” është i dobishëm për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor apo jo?

Panelistët: Sonja Biserko (fushata për të drejtat e njeriut, themeluese e Helsinkit CHR – Serbi, diplomate); Veton Surroi (shkrimtar, botues, politikan, gazetar); Sasho Ordanoski (gazetar, analist politik). Moderator: Bujar Luma, (themelues i Qendrës LOJA, regjisor teatri). E ndjekur nga performanca muzikore nga grupi PERIJAT.

Ngjarja do të vijojë më 27 dhe 28 Prill 2023 me panel diskutime mbi Watch Through Me: Multiculturalism and Intercultural Dialogue (27.04 duke filluar nga ora 10:00 në Sallën e Fakultetit të Arteve, Pallati i Kulturës); Watch Through Art: Literature and Civic Engagement (27.04 duke filluar nga ora 16.30 në Qendrën LOJA); The Nature Watch: Environment and Cultural Transformation (28.04 duke filluar nga ora 11.30 në Scardus, Kodra e Diellit). Drejtor artistik i festivalit është Bashkim Shehu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button