Spasovski për denoncimet e rrejshme për bomba: I dimë mejlet të cilët janë lëshuar nga jashtë shtetit

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në intervistën e sotme në ditarin në Tv Sitel në pyetjen se deri ku është hetimi për denoncimet e rrejshme për gjoja bomba të vendosura në disa shkolla të mesme, kumtoi se mesazhet janë lëshuar nga jashtë shtetit, njofton Portalb.

“Mesazhet janë lëshuar nga jashtë shtetit. Kemi indikacione serioze për atë se si zhvillohet i gjithë ai proces dhe në atë pjesë me të vërtetë punojmë me përkushtim maksimal, me ndihmën e partnerëve tanë, gjithçka me qëllim që t’i ndërpresim këto akte mkonstruoze të cilët shkaktojnë shqetësim tek qytetarët”, shpjegoi Spasovski.

Ai potencoi se të gjithë kapacitetet e shërbimeve të sigurisë, nga fillimi i mandatit në këtë udhëheqësi të MPB-së, janë të përkushtuar drejt mbrojtjes serioze të të gjithë qytetarëve të shtetit në të gjithë segmentet, midis të cilëve edhe në sajber sigurinë, e cila në kushte të sotme jashtëzakonisht vjen në shprehje.

“Ju e dini se kishte tentime për sulme ndaj institucioneve, suëme hakerësh ndaj disa institucione në shtet. Madje edhe gjatë realizimit të regjistrimit kishte sulm serioz hakerësh të të gjithë sistemit i cili praktikisht punonte në pjesën e realizimit të regjistrimit, të disa ministrive etj. Kjo tregon vetëm se sa është e nevojshme që në pjesën e sajber sigurisë të ndërmerren të gjithë masat dhe këtë sajber siguri ta rrisim përmes përforcimit të kapaciteteve materialo-teknike, megjithatë edhe të resurseve njerëzore”, theksoi Spasovski.

Përndryshe, më 26 tetor në SPB Shkup është denoncuar se email-adresat e pesë shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për vendosje të bombës. Plotësisht është njoftuar në Polici se njoftime të tilla ka pasur edhe në tre shkolla tjera, pra gjithsej tetë. Nga Ministria e Punëve të Brendshme informuan se të gjitha paraqitjet kanë qenë të rrejshme.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot ka dënuar denoncimet e rrejshme për bomba që këtyre ditëve I kishin marrë disa shkolla të mesme të Shkupit dhe që kishte ndikuar për ndërprerjen e pjesërishme të mësimit.

MASH-i u ka bërë thirrje udhëheqësive të shkollave që të ngrisin nivelin e sigurimit dhe të vazhdojnë me procesin edukativo-arsimor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button