Spasovski për kërcënimet e rreme për bomba në shkolla: Kemi informacione fillestare se nga ku janë dërguar emailet

Hetimet për raportimet për bomba në shkollat ​​e mesme të Shkupit janë në vijim e sipër, i dimë informacionet fillestare nga janë dërguar emailet, ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në një intervistë për TVM, transmeton Portalb.mk.

“Dje kemi pasur denoncim në 8 shkolla për gjoja vendosje të bombave. Sigurisht, këto ndërtesa u kontrolluan tërësisht nga Departamenti i antiterrorizmit dhe konstatuam se ishin raportime të rreme. Hetimi është në vazhdim, ne i dimë të dhënat e para se nga janë dërguar ato emaile. Gjëja më e rëndësishme është të arrijmë të zbulojmë të gjitha adresat IP nga vjen ky, do të thosha, akt monstruoz, pavarësisht nëse është sulm hibrid ndaj Maqedonisë së Veriut apo lojëra politike, si një nga supozimet. Pavarësisht se për çfarë bëhet fjalë, askush nuk duhet të lejohet të luajë me fatet e fëmijëve dhe të gjithë neve, kjo është një temë e ndjeshme dhe mendoj se kushdo që urdhëron të gjitha këto të ketë parasysh se nuk luhet me sistem dhe me qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, theksoi ministri Spasovski dhe shtoi se para disa ditësh në NTP Shkup ka ndodhur një raport i rremë, ndërsa tani po ndodh nëpër shkolla dhe nëse bëhet fjalë për ndonjë kalkulim politik, nuk guxon të bëhet në kurriz të qytetarëve.

I pyetur për sanksionet ndaj autorëve, ministri ritheksoi se duke pasur parasysh faktin se është të paktën një akt monstruoz, me të cilin u abuzuan shkollat, duke pasur parasysh ankthin e fëmijëve, prindërve dhe qytetarëve në përgjithësi dënimet duhet të jenë më të rrepta.

Dje, të gjitha raportimet për bomba në tetë shkolla në Shkup janë konstatuar të rreme, pasi janë kryer kontrollet antiterroriste në të gjitha shkollat, te të cilat është dërguar kërcënim për bomba të supozuara.

Fillimisht, raportime të tilla në Ministrinë e Punëve të Brendshme janë raportuar nga pesë shkolla të mesme në kryeqytet: “Rade Jovçevski Korçagin”, “Orce Nikolov”, “Nikola Karev”, “Josip Broz Tito” dhe ASUC “Boro Petrushevski”.

Më pas mbërritën denoncime shtesë për tre shkolla të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button