Djaloshi që vrau nxënësit në Beograd ka pasur listë, plan dhe koktej molotovi, u arrestua edhe babai i tij

Serbia ka shpallur tri ditë zie pas sulmit të armatosur në të cilin një 14-vjeçar nxënës vrau tetë nxënës dhe rojën e shkollës fillore “Vlladisllav Ribnikar” në Beograd dhe plagosi katër djem, dy vajza dhe një mësuese, transmeton Portalb.mk nga “N1“.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Brendshme të Serbisë, Veselin Miliq, në konferencë për shtyp deklaroi se nxënësi i klasës së shtatë Kosta K., në ora 8.42 minuta vetë ka lajmëruar në polici dhe ka treguar se ka gjuajtur ndaj disa personave.

‘Kam qenë në mijëra hetime, kjo është e padëgjueshme dhe e paparë në shoqërinë serbe. Sipas të dhënave të mbledhura të deritanishme, djaloshi gjatë kohë e ka planifikuar ngjarjen. Janë vrarë shtatë vajza dhe një djalë, ndërkaq në vendin e ngjarjes është gjetur armë”, tha Miliq, epror i Drejtorisë Policore të Beogradit.

Ai deklaroi se i dyshuari ka pasur listë dhe se ka caktuar qëllime prioritare. Djaloshi e ka zgjedhur klasën pasi që ka qenë në afërsi të daljes, ndërkaq klasa e tij atje e ka pasur orën e parë.

“Skica duket si diçka në video-lojëra dhe horror film, tregon se detajisht ka planifikuar, sipas klasave, si të hyjë dhe në cilën klasë dhe si të likuidojë, cilin fëmijë dhe sipas cilit numër’, tha Miliq, duke shtuar se shënjestrat janë shënuar me numra.

Policia kumtoi se është arrestuar edhe babai i djaloshit, i cili e ka poseduar armën.

Pas tragjedisë, të gjithë shkollat në Beograd janë mbyllur. Mësimi do të vazhdojë nesër në mbarë vendin, duke filluar me një minutë heshtje.

Paraprakisht, Policia serbe konfirmoi se tetë fëmijë kanë vdekur. Mësuesi i historisë, për të cilin disa media raportuan se ishte vrarë, mbeti vetëm i plagosur, transmeton Portalb.mk.

Roja u përpoq të parandalonte tragjedinë, pas së cilës edhe u vra. Një mësues ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Pesë fëmijë ndodhen në klinikën e fëmijëve, raporton N1.

Gjashtë fëmijë dhe një mësues janë lënduar, konfirmon Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë.

Drejtori i klinikës së fëmijëve, Sinisha Duçiq, tha se pas të shtënave janë pranuar tre fëmijë. Dy djem kanë plagë me armë zjarri në gjymtyrët e poshtme dhe janë në gjendje të mirë të përgjithshme, ndërsa vajza është dërguar menjëherë në skaner dhe në sallën e operacionit. Operacioni është në zhvillim e sipër.

I mitur Kosta K. (14), i cili ka kryer këtë krim, është nxënës i asaj shkolle dhe është gjetur dhe arrestuar në oborrin e shkollës.

Në rrugën “Svetozar Markoviq” disa dhjetëra prindër janë ende presin para shkollës për shkak se fëmijët e tyre ishin në klasën VII2, ku ndodhi tragjedia.

Nëna e njërit prej nxënësve në ShF “Vlladisllav Ribnikar” në Vraçar u tha gazetarëve se fëmija i saj është në shok të plotë dhe se nuk mund ta qetësojnë pas stresit që ka pësuar. Fatmirësisht, fëmija i saj mbeti i padëmtuar, por ajo thotë se do ta lërë të traumatizuar thellë.

Lajme të ngjashme

Back to top button