Muajin tjetër do të vazhdojë rasti “Softueri”, Oliver Spasovski do të paraqitet si dëshmitar

Gjykimi për ish-sekretarin e Përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski, i cili së bashku me gjashtë persona të tjerë akuzohen për blerje të paligjshme të softuerit, vazhdon më 1 nëntor, pasi në seancën e sotme në Gjykatën Themelore Penale – Shkup u dëgjuan disa dëshmitarë të propozuar nga Prokuroria, raporton MIA.

Procesi gjyqësor është në procedurë dëshmuese dhe e udhëheq gjykatësja Fanka Jançuleva Mihailovska, ndërsa përfaqësuese e akuzës është Ivana Trajçevska.

Në seancën e radhës janë thirrur katër dëshmitarë, ndër të cilët edhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Në seancën e sotme, dëshmitarja e fundit që u dëgjua ishte Aneta Stefkovska, e cila në vitin 2020 ka punuar si ekonomiste në Sekretariatin e Përgjithshëm për furnizime publike të Qeverisë, e cila në dëshminë e saj para Gjykatës deklaroi se është bërë furnizimi i softuerit për matjen e shpejtësisë mesatare dhe se nuk ishte paraparë në planin vjetor, por ishte në ndryshim dhe plotësim, që është e njëjtë.

Dëshmitarja po ashtu tha se Rashkovski edhe kur ishte sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë, asnjëherë nuk ka dhënë udhëzim që të diskualifikohet nga procedurat e furnizimit publik.

Në pyetjen e Rashkovskit nëse si sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë e ka pranuar propozimin e Komisionit për furnizim publik, dëshmitarja është përgjigjur pozitivisht.

Sipas aktakuzës, i akuzuari i parë Rashkovski nuk i kishte kryer detyrat zyrtare gjatë zbatimit të katër procedurave për furnizim publik të sistemit për identifikim biometrik, furnizim publik të softuerit për përcaktimin e shpejtësisë mesatare të veturave në komunikacion dhe shqiptimin e gjobave, furnizim të kamerave ANPR për njohjen e targave të automjeteve dhe furnizim publik të kabinave metalike për nevojat e sistemit të identifikimit biometrik për njohje automatike të targave.

Ndryshe, Rashkovskit pas hapjes së hetimeve më 16 prill të vitit të kaluar i është caktua masa e arrestit shtëpiak, por pas ankesës së Prokurorisë vendimi u pezullua dhe pesë ditë më vonë mori paraburgim efektiv në burgun e Shkupit në Shuto Orizarë. Megjithatë aty qëndroi rreth një muaj e gjysmë pasi më 4 qershor 2021, me vendim të Apelit, masa e paraburgimit efektiv i është zëvendësuar me arrest shtëpiak. Rashkovski edhe atëherë ofroi garanci për t’u mbrojtur në liri, por rreth 500.000 euro, por u refuzua.

Rashkovskit i cili akuzohet për keqpërdorim me furnizmin të softuerit për shkelje në trafik, në shkurt i’u ndërpre fillimisht paraburgimi dhe më pas edhe paraburgimi shtëpiak, pasi Apeli e pranoi garancinë prej 192 mijë euro.

Aktakuza për rastin “Softuerët” përfshin blerjen e dy softuerëve për kundërvajtje në komunikacion dhe për identifikim biometrik, të cilat sipas Prokurorisë nuk janë kërkuar dhe përdorur nga askush. Aktakuza përfshin edhe pagesën e tarifave nga e cila sipas prokurorisë ka marrë pjesë edhe ish-sekretari i përgjithshëm. Rashkovski ndiqet penalisht për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe larje parash. Me të akuzohen edhe gjashtë persona të tjerë: Ivica Dimitrovski, Igor Hristov, Daniel Stançev, Irena Ivanovska, Igor Ivanovski dhe Maja Siljanovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button