Edhe një “bombë” u publikua për skandalin me tenderin e sekretarit të përgjithshëm Dragi Rashkovski

Audio-bombë e re shpërtheu nga takimi në Kabinetin e sekretarit të përgjithshëm Dragi Rashkovski. Bisedën e regjistruar, këtë herë e publikoi portali “Lider”, me pohimin se e ka marrë nga një informator. Edhe këtë herë sërish dëgjohet biseda për procedurën e tenderit për furnizimin e pajisjes për radarë nga kompania italiane “Leonardo”, njofton Alsat. Përveç zërit të Rashkovskit, siç pohon portali, dëgjohen edhe drejtori i atëhershëm teknik i M-NAV-it Kliment Çapunjovski dhe drejtori dhe kryetari i Këshillit drejtues të kompanisë Nikollçe Taseski.

Pohimet e portalit shpijnë në atë se sipas audio-regjistrimit, Rashkovski, ka qenë i vetëdijshëm se në atë moment nuk ka guxuar të bisedojë me përfaqësuesit e Leonardos dhe të bëhet procesverbal meqë kjo bie ndesh me rregullat e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila është financuese e projektit.

VMRO-DPMNE-ja sërish kërkoi dorëheqjen e Rashkovskit dhe reagim nga Prokuroria Publike.

Për herë të parë në opinion pas “bombave” të publikuara reaguan edhe nga Navigacioni i Maqedonisë (M-Nav), duke thënë se me montim është mashtruar opinioni dhe i është shkaktuar dëm autoritetit të M-NAV-it në vend dhe jashtë tij dhe se “M-NAV do të bashkëpunojë me të gjitha organet në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe do t’i dorëzojnë të gjitha dokumentet e kërkuara në procedurat që zhvillohen ose që do të zhvillohen”.

Një ditë më parë Komisioni Anti-Korrupsion kërkoi dokumentacionin e tërësishëm nga M-NAV dhe nga Qeveria për tenderin. Anti-korrupsioni do të kontrollojë rolin e Rashkovskit gjatë procedurës së tenderimit.

Ndërsa nga Prokuroria Publike ende s’ka asnjë reagim.

Ky nuk është skandali i vetëm në të cilin është i përfshirën Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Ai llogaritet se njeri i besueshëm i kryeministrit Zoran Zaev për të cilin mediat kanë shkruar se ka punësuar familjarë të tij, ndërsa gazetarët shpesh e kanë akuzuar se nuk është transparent dhe se nga mediat ka fshehur dokumentet me interes publik.

LEXO: Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut është i përfshirë në një skandal për tenderë

LEXO: Profesor Rashkovski nuk mund të distancohet nga Sekretari i Përgjithshëm Rashkovski

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button