Antikorrupsioni do të hetojë se a ka ndikuar Rashkovski në zgjedhjen e “Leonardos”
Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (Antikorrupsioni) ka deklaruar se do të hetojë se nëse sekretari i përgjithshëm, Dragi Rashkovski është i përfshirë apo ka ndikuar në zgjedhjen e ndërmarrjes “Leonardo”, transmeton Portalb.mk.
Sipas informacioneve të NOVA-s, Antikorrupsioni do të hetojë edhe nëse Rashkovski ka pasur të drejtë të marrë pjesë në takimin me përfaqësuesit e “Leondardo”-s si i dërguar i Qeverisë dhe nëse ai ka marrë ryshfet – siç akuzon opozitarja VMRO-DPMNE.
Përndryshe, sipas materialeve të përgjuara të publikuara në media, thuhet se Rashkovski është përzier në procesin e zgjedhjes së operatorit i cili duhet të vendos sistemin e radarit në aerodrom. Në materialin e publikuar dëgjohet Rashkovski duke folur me fishkëllyesin Kliment Çepunjovskin, anëtarë i Navigacionit të Maqedonisë së Veriut.
- LEXO: Zaevi e mbron Rashkovskin: Nuk mund ta bëni sallatë
- LEXO: ASHMAA-ja iu kundërpërgjigj Rashkovskit për paditë e paralajmëruara
- LEXO: SHGM: Rashkovski jep shembull se si nuk duhet të sillet një përfaqësues i Qeverisë ndaj gazetarëve
- LEXO: Rashkovski do t’i paditë Çepunjovskin, Vasilevskën, disa gazetarë dhe media