Zekiri dëshmoi në rastin e Rashkovskit: Qeveria nuk shqipton gjoba komunikacioni

Ish sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Muhamed Zekiri ka dëshmuar sot në gjykatë në rastin e paraardhësit të tij në këtë institucion, Dragi Rashkovski. Prokurorja Ivana Trajçeva e ka pyetur për sistemet të cilat i ka furnizuar Rashkovski, siç është softueri për të cilin eksperti tha se as që funksionon, por edhe për sistemin për identifikim biometrik i cili, sipas Prokurorisë, duhej ta matë orarin e punës, njofton Portalb.mk.

“Nuk isha i njoftuar me softuerin për caktimin e shpejtësisë mesatare dhe caktimin e gjobave”, tha Zekiri, a prokuroria e pyeti plotësisht: “A mundet sekretari i përgjithshëm të shqiptojë gjoba dhe të caktojë shpejtësi mesatare” dhe mori përgjigje: “Unë sa e di, atë nuk e bën Qeveria”.

Zekiri tha se kur furnizohet softuer për institucion tjetër (MPB) atëherë duhet që të jetë e kërkuar, pastaj miratohet vendim i Qeverisë, dhe pastaj të furnizohet dhe të bëhet pranim-dorëzimi.

“Pasi jeni njoftuar me softuerin, a keni gjetur në Sekretariatin e Përgjithshëm vendim të Qeverisë për furnizim të këtij softueri?”, pyeti Trajçeva, a Zekiri u përgjigj: “Unë jam njohur pasi është hapur rasti dhe prej jush mora përgjigje për disa pyetje. Nga Kabineti im janë përcjellë deri te shërbimet e Qeverisë dhe ajo u përcoll deri te ju si Prokurori. Në përgjigjen e dorëzuar te ju qëndronte se nuk ekziston vendim”.

Sistemi për identifikim biometrik, për të cilin Trajçeva theksoi se është furnizuar për matjen e orarit të punës, a ish drejtori i Zyrës për Mbrojtje të të Dhënave Personale tha se nuk mund të shfrytëzohet në pajtueshmëri me dispozitat ligjore, Zekiri tha se nuk është vendosur në Qeveri.

Trajçeva pyeti: “A keni njohuri nëse Qeveri mund të kryhet identifikim biometrik i qytetarëve në Qeveri”, ndaj çka Zekiri u përgjigj: “Atë nuk e di, të punësuarit kanë kartela të cilat i kalojnë kur vijnë dhe kur shkojnë.

Ndryshe, Rashkovskit pas hapjes së hetimeve më 16 prill të vitit të kaluar i është caktua masa e arrestit shtëpiak, por pas ankesës së Prokurorisë vendimi u pezullua dhe pesë ditë më vonë mori paraburgim efektiv në burgun e Shkupit në Shuto Orizarë. Megjithatë aty qëndroi rreth një muaj e gjysmë pasi më 4 qershor 2021, me vendim të Apelit, masa e paraburgimit efektiv i është zëvendësuar me arrest shtëpiak. Rashkovski edhe atëherë ofroi garanci për t’u mbrojtur në liri, por rreth 500.000 euro, por u refuzua.

Rashkovskit i cili akuzohet për keqpërdorim me furnizmin të softuerit për shkelje në trafik, në shkurt i’u ndërpre fillimisht paraburgimi dhe më pas edhe paraburgimi shtëpiak, pasi Apeli e pranoi garancinë prej 192 mijë euro.

Aktakuza për rastin “Softuerët” përfshin blerjen e dy softuerëve për kundërvajtje në komunikacion dhe për identifikim biometrik, të cilat sipas Prokurorisë nuk janë kërkuar dhe përdorur nga askush. Aktakuza përfshin edhe pagesën e tarifave nga e cila sipas prokurorisë ka marrë pjesë edhe ish-sekretari i përgjithshëm. Rashkovski ndiqet penalisht për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe larje parash. Me të akuzohen edhe gjashtë persona të tjerë: Ivica Dimitrovski, Igor Hristov, Daniel Stançev, Irena Ivanovska, Igor Ivanovski dhe Maja Siljanovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button