Gjyqi i Rashkovskit është shtyrë për më tutje pasi në seancë mungoi Maja Siljanovska

Filloi dhe mbaroi gjykimi kundër ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë Dragi Rashkovski, i cili së bashku me gjashtë persona të tjerë dyshohen për prokurim të paligjshëm të softuerit. Tenderin prej 81 mijë eurosh e fitoi kompania “Inovka”, pronari i së cilës ndodhet edhe në paraburgim, transmeton Telma.

Në seancën e sotme nuk erdhi njëra nga të akuzuarat në këtë rast, Maja Siljanovska, avokati i së cilës ishte i infektuar me Covid-19, andaj gjykimi është shtyrë për në muajin shkurt.

Gjykata mori disa parashtresa me një listë provash, por edhe kërkesë deri në gjykatë që Avokati i Popullit të ndjekë seancën, kërkesë të cilën gjykata e pranoi.

Lëndën e udhëheq gjyqtarja Fanka Janculeva-Mihailovska nga Gjykata Penale në Shkup.

Rashkovski po ndiqet penalisht për shkak se Prokuroria konsideron se si sekretar i përgjithshëm i Qeverisë ka kryer procedurë të prokurimit publik në kundërshtim me rregulloren, për të cilën më herët ishin marrë vesh me kompaninë fituese të tenderit. Përveç kësaj, Prokuroria pretendon se Rashkovski ka dhënë udhëzime se si të përgatitet specifikimi teknik i prokurimit publik.

Përndryshe, bashkëshortja e ish sekretarit gjeneral të Qeverisë, Dragi Rashkovski në shkurt ka marrë shpërblim automobil Dodge Viper SRT të vitit 2005, vlera tregtare e të cilit është më së paku 50 mijë euro, ndërsa në listën anketuese të Rashkovskit është i paraqitur se vlen 5 mijë euro, ka zbuluar Komisionit për Antikorrupsion. Automobili paraprakisht ka qenë në pronësi të një personi, i cili pretendohet se e ka blerë nga një kompani e Gostivarit në nëntor të vitit të kaluar për 5 mijë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button