Tritol në banesën e kreut të FSHS, Armand Duka thotë se është kërcënuar, publikon SMS

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka reaguar pas shpërthimit me tritol pranë banesës së tij në Durrës. raporton Panorama, transmeton Portalb.mk.

Në një prononcim në emisionin “Opinion”, Duka pretendon se është kërcënuar nga një person. Ai ka publikuar një mesazh në telefonin e tij, sipas të cilit i ka ardhur disa ditë më parë.

Sipas mesazhit, Dukës i është kërkuar që të japë dorëheqje nga FSHF, ose do e vrisnin me armë.

Në fakt kam qenë në stadium. Të gjithë në familje janë mirë shyqyr zotit. Gjatë kohës që po udhëtoja që ishte një shpërthim dhe pasta më thanë që ishte tek porta. Shpërthimi ka qenë brenda portës së shtëpisë është vendosur poshtë portës dhe ka prishur ato hekurat nuk është se ka patur n donjë dëm të madh. E kanë parë një person me kapuç kamerat e shtëpisë dhe policia.”

Si e konsideroni ju këtë ngjarjen?

“Këtë e e lidhin me konfliktin e federatës e kryetarin e Bashkisë, por unë uroj shumë mos ketë lidhje” – tha Duka.

Ju keni marrë një kërcënim personal për jetën?

“Po e kam marrë. Jo nuk e kam denoncuar.  Por është pak me fjalë që… “Ti luan me dy standarde, ti kurvë luan me lekët tona për 24 orë jep dorëherqjen ose 60 plumba i ke në kokë o kurvë se betimi u bë i pakthyeshëm”. I ktheva një përgjigje që mjafton dhe me një por nuk shkonte. Bëra një hetim vet ishte një numër që është përdorur vetëm njëherë dhe është karkuar në n jë dyqan këtu në Durrës. Ka një emërë dhe ka 1000 mijë numra. E kisha harruar këtë se kam pasur ngjarje. Emri i tij ishte Sabian Rrapushi. Në polici nuk e kam denoncua se nuk kisha ndonjë shpresë se policia do bëj ndodnjë gjë. Dhe tani këto 30 polica nuk do bëjën ndonjë gjë, autori bredh me kalë” – tha Duka.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button