Gjykimi për Muhamed Zeqirin nisi nga fillimi

Për shkak të skadimit të afatit dhe ndryshimit të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, gjykimi i ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zeqiri, i cili akuzohet për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” në Gjykatën Themelore Penale – Shkup sot filloi nga fillimi, transmeton Portalb.mk.

Ky proces është ndërprerë për një kohë të gjatë, pasi Gjykata Themelore Penale – Shkup ka njoftuar se pas rekomandimit të mjekut psikiatër janë shtyrë disa seanca për rastin Muhamed Zeqiri.

This slideshow requires JavaScript.

Prokuroria e akuzon Zeqirin se në periudhën nga prilli i vitit 2021 deri në janar të vitit 2022, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, pa kryer prokurim publik, ka lidhur kontrata për shërbime konsulence me një kompani me vlerë totale prej gati një milion euro, gjegjësisht janë paguar 147.000 euro më shumë se 795.000 të rënë dakord paraprakisht.

Ai po ndiqet penalisht për lidhjen e dy kontratave private për shërbime konsulente – njëra për përcaktimin e modelit për ristrukturimin e Sh.A. “Posta” dhe kontrata e dytë për shërbime konsulente për mbështetjen e procesit për privatizimin e mundshëm të “Hekurudhave”.

Prokurorja Katerina Kolareviq konsideron se në procesin gjyqësor do të mund të dëshmojë se ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë ka keqpërdorur pozitën dhe kompetencat e tij zyrtare dhe është e bindur se është dashur të shpallë tenderë, ndërsa Zeqiri tha se nuk ndihet fajtor dhe beson se nuk ka bërë shkelje të Ligjit për furnizime publike.

Zeqirit më 9 prill të vitit të kaluar i ishte caktuar masa e paraburgimit, e cila në qershor të këtij viti për shkaqe shëndetësore iu zëvendësua me arrest shtëpiak.

Gjyqi drejtohet nga gjyqtarja Fanka Jançuleva Mihailovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button