Nisi gara për rektorin e ri të UKM-së, afati i fundit për aplikim është 2 maji

Universiteti më i vjetër në vend, “Shën Kirili dhe Metodi” (UKM) nga shtatori duhet të emëroj rektor të ri për periudhën e mandatit shtator 2023 – shtator 2026. Në shpalljen publike të publikuar në ueb-faqen e UKM-së, shkruhet se kushtet për zgjedhjen e rektorit janë: kandidati duhet të jetë shtetas i Maqedonisë së Veriut, si dhe të jetë është një nga profesorët e rregullt në universitet, transmeton Portalb.mk.

“Kandidatët që do të aplikojnë duhet të dorëzojnë aplikim, program pune, të dhëna biografike dhe bibliografike, certifikatë shtetësie, vendim për përzgjedhjen në titullin profesor i rregullt. Dokumentet dorëzohen në Komisionin univeristar zgjedhor”, thuhet në shpallje.

Afati i fundit për paraqitjen e kandidaturave është data 2 maj. Për postin e rektorit mund të aplikojnë të gjithë profesorët me kohë të plotë në UKM. Se kur do të zhvillohen zgjedhjet do të vendosin anëtarët e Komisionit të zgjedhjeve universitare. Votimi do të bëhet në 23 fakultete dhe 5 institute në UKM. Të drejtë vote kanë rreth 1500 votues, të cilët zgjidhen në titullin docent, të rregullt dhe profesor të jashtëzakonshëm.

Së fundmi është formuar Komisioni universitar zgjedhor, i cili do të bëjë zgjedhjen për rektor. Anëtarë u zgjodhën Prof. Zoran Bogatinovski nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, prof. Dr. Rodna Zhivkovska nga Fakulteti Juridik, prof. Biljana Zafirova nga Fakulteti i Mjekësisë, Doc. Dr. Aneta Jovkovska nga Fakulteti Teologjik Ortodoks, prof. Sasho Josimovski nga Fakulteti Ekonomik, prof. Kosta Mitreski nga Fakulteti i Shkencave të Informacionit dhe Inxhinierisë Kompjuterike, si dhe studenti Petar Kërstevski.

Rektori aktual, prof. Dr. Nikolla Jankulovski, i cili ishte profesor në Fakultetin e Mjekësisë, për herë të parë u zgjodh rektor në vitin 2016. Më pas, në vitin 2020, ai u rizgjodh për një mandat të ri trevjeçar. Mandati për këtë pozicion u reduktua nga katër në tre vjet, me ndryshimet në Ligjin për arsimin e lartë të miratuar në vitin 2018.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button