Maqedonia e Veriut në arsimin e lartë ka të angazhuar rreth 4500 mësimdhënës, te universitetet shqiptare më shumë ka në UT

Arsimi i lartë në Maqedoninë e Veriut realizohet nga 4 496 mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë të angazhuar në institucionet e larta arsimore, 2 993 prej të cilëve janë me orar të plotë, transmeton Portalb.mk.

“Nga numri i përgjithshëm arsimtarë dhe bashkëpunëtorë, 3 166 ose 70.4 % janë arsimtarë dhe 1 330, ose 29.6 % janë bashkëpunëtorë në mësimdhënie”, sqaroi Enti Shtetëror i Statistikave.

Më së shumti të punësuar (1 977) ka në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup, në Universitetin e Tetovë “Fadil Sulejmani” (783), Universiteti “Goce Dellçev” – Shtip (555), Universiteti “Shën Klimenti i Ohrit”- Manastir (325), UEJL-Tetovë (142), ndërsa në Universitetin “Nëna Terezë” në Shkup ka 93 të angazhuar.

Pak më shumë se gjysma e të punësuarve (2 252) janë të gjinisë femërore, ndërsa në bazë të kualifikimit shkencor: 3 069 janë doktor shkence, 964 magjistra, 190 specialistë dhe 273 me arsim të lartë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button