Për një vit në Maqedoninë e Veriut magjistruan dhe doktoruan mbi dy mijë persona

Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2022 është regjistruar ulje e numrit të qytetarëve që e kanë marrë titullin master dhe doktor, megjithatë ky numër është mbi 2 mijë, transmeton Portalb.mk.

“Në vitin 2022, titullin doktorë shkence kanë fituar 197 persona, që paraqet zvogëlim për 2 % krahasuar me vitin 2021. Titullin Master i Shkencave dhe Specialist e kanë fituar gjithsej 1 883 persona, nga të cilët 1 590 ose 84,4 % janë master dhe 293 ose 15,6% specialistë. Numri i mastereve dhe specialistëve, krahasuar me vitin 2021, është ulur me 4,7%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Raportohet që më së shumti doktor shkence u shpallën në fushën e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale me 30.1% dhe biznesi, administrata dhe drejtësia me 17.8 % Në bazë të gjinisë, gjysma e të doktoruarve janë femra, ndërsa në master 61.3 %.

“Në vitin 2022, numri më i madh i temave të magjistraturës, 611 ose 38,4%, janë nga fusha e biznesit, administratës dhe drejtësisë, 18,5% janë nga fusha e inxhinierisë, prodhimit dhe ndërtimit, pasuar nga shkencat sociale me 15,1% dhe pjesa tjetër. të fushave janë me përqindje më të ulët përfaqësimi”, raportoi Enti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button