Shkëndija doli në vendin e dytë në Ligën e Parë

Në javën e XXV-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, ekipi KF Shkupi pësoi humbje, ndërkohë Shkëndija arriti të fitojë dhe të ngjitet në vendin tretë, ndërsa Shkupi bie në vendin e tretë, transmeton Portalb.mk.

Shkupi humbi nga ekipi i Skopjes me rezultat 0-1, ndërkohë Shkëndija e fitoi Pobedën 2-0. Këtë javë nuk gaboi edhe ekipi i Strugës, duke e fituar Akademija Pandevin me rezultat 3-1.

E vetmja ndeshje e kësaj jave që u përmbyll pa gola është ndeshja Bregallnica – Tikvesh, pasi edhe ndeshja ndërmejt Makedonija Gj.P. dhe Rabotniçkit u mbyll me rezultat 2-1.

Ndryshe, në krye të tabelës gjendet Struga me 49 pikë nga 23 ndeshje, në vendin e dytë Shkëndija me 44 pikë, kurse Shkupi në vendin e tretë me 42 pikë.

Shkëndija në kuadër të Kupës do të përballet me Makedonia Gj.P. më 5 prill, ndërsa në të njëjtën ditë do të luajë edhe Struga Trim&Lum kundër Sileksit. Në gjysmëfinale luhet vetëm nga një ndeshje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button