Mbaruan ndeshjet e Ligës së Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut

Ekipi i Strugës dhe Shkupit arritën të fitojnë nga tri pikë në kuadër të javës së XXIX-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, ndërsa Shkëndija vetëm një pikë, transmeton Portalb.mk.

Struga me rezultat 2-0 arriti të fitojë kundër ekipit të Tikveshit, ndërkohë Shkupi e fitoi Bregallnicën me rezultat 3-0, kurse Shkëndija luajti pa gola kundër ekipit të Sileksit, 0-0.

Në të njëjtën kohë, Akademia Pandev fitoi me rezultat 2-0 ndaj Pobedës, ndërsa Makedonija Gjorç Petrov mori pikët maksimale kundër ekipit të Skopjes më rezultat 2-1.

Ndryshe, në krye të tabelës gjendet Struga me 56 pikë nga 26 ndeshje, Shkëndija me 51 pikë dhe Shkupi me 49 pikë nga po aq ndeshje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button