Nesër do të luhen të gjitha ndeshjet e Ligës së Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut

Pesë ndeshjet e Ligës së Parë në kuadër të Javës XXVI-të do të luhen nesër, ndërsa kampionët aktual të KF hdo të jenë të lirë, transmeton Portalb.mk.

Struga Trim&Lum do të jetë nikoqir i ekipit të Pobedës, ndërsa Shkëndija do të pret ekipin e Tikveshit. Ndeshjet do të fillojnë në ora 16:00.

Në të njëjtën kohë do të fillojnë edhe tri ndeshje tjera: Makedonija Gj.P. – Akademija Pandev, Sileks – Bregallnica dhe Rabotniçki – Skopje.

Ndryshe, në krye të tabelës gjendet ekipi strugan me 50 pikë nga 24 ndeshje, e ndjekur nga Shkupi me 45 pikë, ndërsa Shkëndija gjendet në pozitën e tretë me 44 pikë nga 23 ndeshje.

KF Struga Trim&Lum në muajin maj për herë të parë do të garojë në finalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut. Finalja do të luhet më 20 maj, në stadiumin “Bllagoja Statov” në Strumicë, ku struganët do të luajnë kundër ekipit të Makedonija Gj.P.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button