Sot Shkëndija, nesër Shkupi, ndërsa Struga do të jetë e lirë këtë javë në Ligën e Parë

Në javën e XXVII-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, ekipi i Shkëndijës do të luan ndeshjen e parë kundër ekipit të Bregallnicës. Ndeshja do të luhet sot duke filluar prej orës 16:00, transmeton Portalb.mk.

Të dielën, duke filluar prej orës 16:00 do të luhen katër ndeshje. Shkupi do të luan kundër Tikveshit si mysafir. Sileksi do të luan kundër Makedonija Gjorçe Petrovit, Skopje kundër Akademia Pandevit, ndërsa Pobeda kundër Rabotniçkit.

Struga do të jetë e lirë këtë javë. Ky ekip gjendet në pozitën e parë me 53 pikë nga 25 ndeshje, pas së cilët vijnë Shkëndija dhe Shkupi me 47 pikë, gjegjësisht 45 pikë nga 24 ndeshje.

Më 20 maj në Strumicë do të luhet finlja e Kupës së Maqedonisë së Veriut, ku struganët për herë të parë do të marrin pjesë. Ata në finalen e stadiumit “Bllagoja Statov” do të luajnë kundër ekipit të Makedonija Gjorçe Petrovit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button