Finalja e Kupës së Maqedonisë do të luhet më 20 maj, Struga për herë të parë në finale

Ekipi KF Struga Trim&Lum në muajin maj për herë të parë do të garojë në finalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut, derisa është duke kryesuar për herë të pare edhe në Ligën e Parë, transmeton Portalb.mk.

Finalja do të luhet më 20 maj, ndërsa Këshilli Drejtues i Federatës së Futbollit në Maqedoni (FFM) vendosi që ndeshja të luhet në stadiumin “Bllagoja statov” në Strumicë.

Struganët në finale do të luajnë kundër ekipit të Makedonija Gjorçe Petrov, ekip i cili në gjysmëfinale e eliminoi ekipin e Shkëndijës së Tetovës, derisa struganët e fituan Sileksin.

Ndryshe, në krye të tabelës së Ligës së Parë gjendet Struga Trim&Lum me 50 pikë nga 24 ndeshje, e ndjekur nga Shkupi me 45 pikë, ndërsa Shkëndija gjendet në pozitën e tretë me 44 pikë nga 23 ndeshje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button