Akuzë kundër Muhamed Zekirit për marrëveshjet për Postën dhe Hekurudhat Transport

Pas zbatimit të procedurës hetimore dhe kryerjes së ekspertizës nga ana të akuzuarit dhe mbrojtjes së tij, prokurori përkatës i Prokurorisë Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion sot deri te Gjykata Themelore Penale ka dorëzuar akuzë, njofton Portalb.mk.

Sipas përshkrimit të akuzës, i akuzuari ngarkohet se ka kryer vepër penale të vazhduar – Keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar sipas nenit 353 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 3, 1 dhe 45 nga Kodi Penal.

Zekiri, si person zyrtar – sekretar i përgjithshëm i Qeverisë së RMV-së, sipas akuzës, me paramendim ka kryer dy veprime të lidhura në kohë që paraqet realizim të disahershëm të të njëjtës vepër.

“Ai në periudhën prej muajit maj 2021, deri më muajin mars të vitit 2022, duke e shfrytëzuar detyrën dhe autorizimit zyrtar ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Furnizime Publike dhe dy herë, pa zbatuar procedurë për përkatëse për furnizime publike në të cilën në mënyrë konkurrente do të zgjidhej person juridik për zbatimin e aktiviteteve të nevojshme, ka nënshkruar dy marrëveshje me dy persona juridik si ofrues të shërbimeve”, thuhet në akuzë.

Në akuzë thuhet se më 04.05.2021, i akuzuari pa zbatuar procedurë për furnizim publik, me paramendim i ndihmuar nga të dyshuarit – shtetas kroatë (të cilët janë të pakapshëm për organet e ndjekjes), ka nënshkruar marrëveshje për shërbime konsulentë me person juridik në vlerë prej 795.000 euro pa TVSH në kundërvlerë të denarit.

Marrëveshja e dytë, sipas akuzës, ka të bëjë me shërbimet konsulentë për mbështetje në procesin e privatizimit potencial të Hekurudhave të RMV-së Transport Sh.A. Shkup dhe është nënshkruar në muajin e ardhshëm, gjegjësisht më 23.06.2021, me person tjetër juridik si ofrues i shërbimeve (konsulent).

“Marrëveshja është nënshkruar me vlerë të përgjithshme prej 772.400 euro në kundërvlerë të denarit pa TVSH. Në llogarinë e këtij personi juridik, Qeveria e RMV-së në bazë të faturës së dhënë fillimisht ka paguar avans me vlerë prej 11.284.162 denarë për mbajtjen e mbledhjes fillestare me personin juridik, gjegjësisht për fillimin zyrtar të projektit, a në bazë të edhe katër faturave tjera janë paguar mjete buxhetore me vlerë prej 26.247.138 denarë, vlerë për të cilën është dëmtuar buxheti i RMV-së”, thuhet në akuzë.

Me veprimet e përshkruara, sipas akuzës, Zekiri ka përfituar në mënyrë të paligjshme mjete në vlerë të përgjithshme prej 89.385.255 denarë (mbi 1.4 milion euro), vlerë për të cilën e ka dëmtuar buxhetin e shtetit.

Prokuroria i ka propozuar gjykatës që Zekirit t’i vazhdohet paraburgimi shtëpiak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button