Ruskovska për rastin e Zeqirit: Nuk mendoj se janë kalkulime politike, ka prova të mjaftueshme

Në rastin me sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë Muhamed Zeqiri ka prova të mjaftueshme, rasti është i pastër, tha kryetarja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Vilma Ruskovska në një paraqitje për TV 24, transmeton Portalb.mk.

Prandaj, sipas saj, nuk bëhet fjalë për kalkulime politike.

“Hetimi ka zgjatur disa muaj, inspektorët kanë punuar së bashku me një koleg për mbledhjen e provave. Nuk mendoj se bëhet fjalë për kalkulime politike, ka prova të mjaftueshme për vepër penale. Dy ditë para hapjes së hetimeve, njëri nga të dyshuarit është larguar nga vendi. Dëmi i buxhetit është rreth 57 milionë denarë, gati një milion euro. Gjithçka është e kundërligjshme, çdo prokurim mbi 400 mijë euro duhet të ketë edhe tender ndërkombëtar, nuk është kërkuar as pëlqimi i Byrosë për Prokurim Publik. Tani për tani, rasti është i qartë me këto dëshmi që na janë siguruar. Nuk e di si funksionon Qeveria, por sekretari i përgjithshëm disponon me të gjithë buxhetin e Qeverisë. Prej aty sollën një procedurë për shërbim konsulence, por kjo është bërë në katër sy. Kur kam lexuar se Zeqiri është treguar me emër dhe mbiemër, nuk e di se si ka ardhur kaq shpejt te emri, vetëm është njoftuar se ka qenë zyrtar i lartë i qeverisë”, tha Ruskovska.

Muahmed Zeqiri të premten përfundoi në paraburgim pasi Prokuroria ka hapur hetime në të cilat dyshohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare. Bashkë me të si të dyshuar se u ka ndihmuar janë edhe dy shtetas kroatë, për të cilët është caktuar edhe masa e paraburgimit, por pasi se janë të paarritshëm për forcat e rendit, masa do të hyjë në fuqi kur eventualisht të ndalohen.

Bëhet fjalë për hetim në të cilin Prokuroria dyshon se sekretarin e Përgjithshëm se në periudhën nga prilli 2021 deri në janar 2022, pa kryer prokurim publik, ka lidhur kontrata për shërbime konsulence me një kompani në vlerë të përgjithshme prej rreth 941.985 euro, që është për rreth 147.000 euro më shumë se 795.000 euro, shumë që është rënë dakord për shërbime konsulence.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button