Dëshmitari i sëmurë, u anulua seanca gjyqësore për Muhamed Zekirin
U anulua seanca e sotme gjyqësore për lëndën ku ish sekretari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Muhamed Zekiri akuzohet se ka lidhur kontrata për shërbime konsulente për analizimin e situatave në postë dhe hekurudha, pa procedurë për prokurim publik dhe me këtë, sipas Prokurorisë, e ka “keqpërdorur detyrën dhe autoritetin zyrtar”, njofton Portalb.mk.
Siç njoftuan avokatët e Zekirit, dëshmitari i Goran Anastasieviq që duhej të dëshmojë sot, për arsye shëndetësore nuk ka ardhur.
Seanca e radhës vazhdon më 6 qershor në ora 10.
Me propozim të mbrojtjes, në seancën paraprake dëshmuan zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe ish drejtori i Postës, Jani Makraduli.
Ata folën për atë se si ka qenë gjendja në Postën e Maqedonisë dhe Hekurudhat e Maqedonisë, pse është porositur studim fizibiliteti dhe çfarë do të bëhej më të në lidhje me këto dy institucione, të cilat ndër vite kanë punuar me humbje.
- Detaje nga seanca lexo: Bytyqi, Boçvarski dhe Makraduli dëshmuan për Zekirin: Posta duhet të ketë 56 të punësuar, por ka mbi 250
Prokuroria e akuzon Zekirin se në periudhën nga prilli i vitit 2021 deri në janar të vitit 2022, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, pa kryer prokurim publik, ka lidhur kontrata për shërbime konsulence me një kompani me vlerë totale prej gati një milion euro, gjegjësisht janë paguar 147.000 euro më shumë se 795.000 të rënë dakord paraprakisht.
Ai po ndiqet penalisht për lidhjen e dy kontratave private për shërbime konsulente – njëra për përcaktimin e modelit për ristrukturimin e Sh.A. “Posta” dhe kontrata e dytë për shërbime konsulente për mbështetjen e procesit për privatizimin e mundshëm të “Hekurudhave”.
Prokurorja Katerina Kolareviq konsideron se në procesin gjyqësor do të mund të dëshmojë se ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë ka keqpërdorur pozitën dhe kompetencat e tij zyrtare dhe është e bindur se është dashur të shpallë tenderë, ndërsa Zekiri para gjykatës ka deklaruar se nuk ndihet fajtor dhe beson se nuk ka bërë shkelje të Ligjit për furnizime publike.
Zeqirit më 9 prill të vitit të kaluar i ishte caktuar masa e paraburgimit, e cila më pas, për shkaqe shëndetësore iu zëvendësua me arrest shtëpiak.
Gjykimi drejtohet nga gjyqtarja Fanka Jançuleva Mihailovska dhe gjyqtari Osman Shabani.
- LEXO: U anulua seanca gjyqësore për rastin e Muhamed Zeqirit, shkak shëndeti i tij psikik
- LEXO: Akuzë kundër Muhamed Zekirit për marrëveshjet për Postën dhe Hekurudhat Transport
- LEXO: Zeqirit iu vazhdua arresti shtëpiak, Prokuroria zbuloi se ai dyshohet edhe për një vepër tjetër
- LEXO: Gjykata nuk e liroi Muhamed Zeqirin përkundër se ofroi rreth 280 mijë euro, vazhdoi paraburgimi edhe 30 dit