Seancë gjyqësore për ish sekretarin e Qeverisë, Muhamed Zekiri

Në Gjykatën Penale të Shkupit, pas disa shtyrjeve sot duhet të nis gjykimi për lëndën ku ish sekretari i Qeverisë, Muhamed Zekiri akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, njofton Portalb.mk.

Sipas aktakuzës, Zekiri në dy raste nga prilli i vitit 2021 deri në mars të vitit 2022, ka lidhur kontrata për konsulent pa procedurë përkatëse për prokurim publik, duke pamundësuar zgjedhjen e fituesve në mënyrë konkurruese. Të akuzuar janë edhe dy shtetas kroatë, me të cilët janë lidhur marrëveshjet, megjithatë ato janë të pakapshëm për organit e përndjekjes.

Me veprimet e përshkruara, sipas akuzës, Zeqiri e ka dëmtuar buxhetin në mënyrë të paligjshme në vlerë të përgjithshme prej 89.385.255 denarë (mbi 1.4 milion euro).

Zekiri ndodhet në arrest shtëpiak. Gjykimi është dashur të fillojë më 15 dhjetor, por për shkak të gjendjes së tij psikike e njëjta disa herë është shtyrë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button