Lufta në Ukrainë rrit dëshirën e Finlandës për tu bashkuar në NATO
Pushtimi rus i Ukrainës ka shkaktuar frikë në shumicën e shteteve fqinje të saj – nga shtetet baltike deri në Moldavi, transmeton REL.
Finlanda teorikisht duhet të jetë e sigurt, pasi historikisht ka qenë neutrale.
Ashtu si vendet tjera skandinave, përveç Suedisë, në Finlandë më herët nuk ka pasur diskonim për tu bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s.
Por, së fundi, kur zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse paralajmëroi Finlandën dhe Suedinë në mënyrë eksplicite se çdo lëvizje drejt NATO-s mund të kishte pasoja ushtarake, njerëzit në të dy vendet u tronditën.
Që atëherë, avionët luftarakë rusë kanë hyrë në mënyrë të hapur në hapësirën ajrore suedeze.
Nëse të qenit neutral nuk mjafton për tu mbrojtur kundër Rusisë, qytetarët në Finlandë e Suedi thonë se ndoshta nëse do të bashkoheshin me NATO-n do ta kishin mbrojtjen që u nevojitet.
Kjo paraqet një ndryshim të madh të qëndrimeve. Në Finlandë, veçanërisht, marrëdhëniet me Rusinë mendoheshin të ishin mjaft të mira, por pushtimi i Ukrainës ka ndryshuar gjithçka.
- Dita e parë e konfliktit, lexo KËTU
- Dita e dytë e konfliktit, lexo KËTU
- Dita e tretë e konfliktit, lexo KËTU
- Dita e katër e konfliktit, lexo KËTU
- Dita e pestë e konfliktit, lexo KËTU
- Dita e gjashtë e konfliktit, lexo KËTU
- Dita e shtatë e konfliktit, lexo KËTU
- Dita e tetë e konfliktit, lexo KËTU
- Dita e nëntë e konfliktit, lexo KËTU
- Dita e dhjetë e konfliktit, lexo KËTU
- Dita e njëmbëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU