Stankov: Derisa të përfundojë analiza e ADN-së, nuk mund të vërtetohet numri i saktë i viktimave në aksident
Drejtori i Institutit për Mjekësi Ligjore, Aleksandar Stankov në një deklaratë për MIA-n, ka thënë se në vendin e aksidentit tragjik në Bullgari janë gjetur 44 trupa dhe mbetje të trupave, të cilat do të lidhen me analizat e ADN-së, transmeton Portalb.mk.
“Derisa nuk përfundon analiza e ADN-së nuk mund të vërtetohet numri i saktë i viktimave. Janë bërë 44 obduksione, por janë evidentuar edhe mbetje të trupave që do të lidhen me analizat e ADN-së. Duhet të presim që të këto mbetje të ekzaminohen dhe atëherë do të shohim qartë se sa persona janë të vdekur”, deklaroi Stankov.
Ai tha se, kur do të jenë gati raportet e mjekëve të Maqedonisë nga mjekësia ligjore, që këto ditë ishin në Sofje, të njëjtit do t’iu dorëzohen autoriteteve bullgare.
Kujtojmë se, zëdhënësja e prokurorit kryesor bullgar, Sijka Mileva, deklaroi sot se, tetë persona i kanë mbijuetuar tragjedisë dhe jo shtatë siç ishin informatat e para. Këtë e ka thënë një dëshmitar i cili i ka mbijetuar aksidentit tragjik.
“Ne kemi gjetur 44 trupa, ndërsa ai deklaroi kategorikisht se janë shpëtuar tetë persona. Unë i thash se ju jeni shtatë në spital. Dhe ai më tha në mënyrë kategorike jo, ne kemi shpëtuar tetë persona. Gjatë hetimit janë gjetur 44 trupa. Sipas të dhënave me të cilat ne disponojmë kanë udhëtuar 52 persona, ne kemi gjetur 44 trupa, ndërsa janë hospitalizuar shtatë persona – katër burra dhe tre gra. Mbetet enigma e madhe, ku është personi i tetë. Punojmë në atë version, nuk dëshirojmë të përhapim dezinformata, mund të bëhet fjalë edhe për memorie të dobët të dëshmitarit”, theksoi Mileva.
- RMV, dita e tretë e zisë për tragjedinë me autobus në Bullgari – kryeprokurori bullgar sot vjen në Shkup
- Tragjedi në Bullgari, 45 udhëtarë të vdekur në aksidentin e autobusit me targa të Maqedonisë
- Qeveria e Maqedonisë shpalli tri ditë zie për aksidentin e autobusit në Bullgari – flamujt në gjysmë shtizë
- Janë suspenduar dy doganierë që nuk kanë evidentuar daljen e autobusit të Besa – Trans nga shteti, përgjegjësi i tyre do të sanksionohet
- Joveski: Nuk kemi informata të reja për aksidentin, bashkëpunojmë plotësisht me prokurorët bullgarë
- Shkolla “Arseni Jovkov” shpreh ngushëllime për nxënësen e tyre që vdiq në tragjedinë e autobusit
- Gjashtë hetues bullgarë dhe tre prokurorë do të punojnë për të hetuar tragjedinë e Strumës
- Besa Transit të Shkupit i merret licenca
- Autobusi ka pasur trajektore të frenimit, shoferi nuk ka fjetur, vlerësojnë ekspertët
- Copë gome, shkëndija, sinjalizimi keq: “Autopsia” e kilometrit 31
- Institucionet nuk tregojnë se si ka mundur autobusi i aksidentuar në Bullgari ta kalojë kufirin pa licencë
- Të lënduarit në aksidentin në Bullgari janë në gjendje stabile
- Autobusi i “Besa Trans Shkup” i cili u dogj në Bullgari nuk ka pasur licencë për transport ndërkombëtar
- Autobusi i aksidentuar është larguar nga rruga, prokuroria e Bullgarisë: të lënduarit në gjendje të rëndë psiqike
- Për shkak tragjedisë me qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Presidentja Osmani e shpalli të mërkurën ditë zie shtetërore
- Bullgaria shpalli 24 nëntorin ditë zie
- Kompania “Besa Trans-Shkup” publikoi komunikatë në lidhje me aksidentin në Bullgari
- Zaev: Viktimat janë të moshës 25-30 vjeç, ka edhe 12 fëmijë – të mbijetuarit kanë thyer xhamat e autobusit