Nesër fillon procedura për dorëheqjen e Zaevit, ndërsa Alternativa do të vendosë nëse do të hyjë në Qeveri

Kryesia Qendrore e Alternativës do të mblidhet nesër, pas prolongimit të seancën që ishte paralajmëruar për të martën, për shkak të shpalljes tri ditë zie pas aksidentit tragjik në Bullgari. Deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi – Zejd deklaroi për MIA-n se, nesër anëtarët e Kryesisë Qendrore duhet t’i japin orientim Kuvendit Qendror, organit më të lartë të partisë, i cili do të sjell vendim nëse kjo parti do të bëhet pjesë e Qeverisë dhe shumicës parlamentare, transmeton Portalb.mk.

LSDM nesër duhet të mbajë mbledhje të Këshillin Qendror, e cila për shkak të shpalljes tre ditë zie u prolongua, ndërsa në të cilën pritet dorëheqja e partisë dhe kryeministrit Zoran Zaev.

Nëse kjo ndodhë, fillon procedura për zgjedhje të kryetarit të ri të partisë. Sipas statutit të partisë, fillon afati prej 15 ditë për shpalljen e votimit të fshehtë për gjithë anëtarët e paraqitur. Lideri i ri, siç paralajmëroi vet Zaevi, duhet të jetë edhe mandatar për qeverinë e re.

Zaev paralajmëroi dorëheqjen nga pozita e liderit të LSDM-së dhe ajo e kryeministrit, pas disfatës që partia e tij pësoi në zgjedhjet lokale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button