Drejtoria Doganore: Nuk jemi palë në rastin “Besa Trans”, prandaj nuk jemi arsyeja e anulimit të seancës së sotme

Drejtoria e Doganave sot për të tretën herë nuk iu përgjigj ftesës së Gjykatës Penale të Shkupit për të dërguar përfaqësues të tyre për të dëshmuar për procesin gjyqësor “Besa Trans”, në të cilin kompania si person juridik dhe menaxheri i saj, Bekim Haxhiu, akuzohen për falsifikim të certifikatës së licencës për kryerjen e transportit ndërkombëtar për autobusin me të cilin në nëntor të vitit 2021 gjatë një aksidenti në Bullgari ku humbën jetën 45 persona. Prej Doganës plotësisht njoftuan se përfaqësuesit e tyre kanë qenë në gjykata tjera për ta përfaqësuar institucionin në lëndë tjera, njofton Portalb.mk.

Asmir Alispahiq, avokat
Asmir Alispahiq, avokat

Sot seanca gjyqësore për rastin “Besa Trans” u anulua, pasi që nuk ishte prezent, përfaqësuesi i personit juridik “Besa Trans”, Shaban Hoxha dhe përfaqësuesi i Doganës.

“Shaban Hoxha ka rast vdekje të personit të afërt të familjes, i cili jeton jashtë shtetit dhe ka qenë i detyruar të shkojë”, tha avokati Asmir Alispahiq.

Në lidhje me mosdërgimin e përfaqësuesit të Doganës, gjykatësi para gazetarëve tha se nuk ka të drejtë të sjellë me forcën e ligjit person juridik.

Sipas kësaj, Doganat mund të mos dërgojnë asnjëherë përfaqësues të tyre për të dëshmuar, ndërkaq askush për këtë të mos mbajë përgjegjësi.

Nga Drejtoria e Doganave, për Portalb.mk theksojnë se ata në lëndën “Besa Trans” nuk janë palë në procedurë, për çka dhe “mungesa e përfaqësuesit të tyre në këtë fazë të procedurës nuk është arsye për anulimin e seancës së sotme”.

“Ju informojmë se përfaqësuesit e autorizuar për përfaqësim në lëndë penale të Drejtorisë Doganore, sot kanë qenë të pranishëm në 2 seancë në Gjykatën Themelore Penale në Vinicë, në cilësinë e dorëzuesit të kërkesës kundërvajtëse, por edhe në diskutimin publik përpara Gjykatës Administrative në Shkup duke përfaqësuar në 3 konteste administrative, në cilësinë e organit paditës i cili i ka miratuar aktet administrative, ku prania e Drejtorisë Doganore në këto procedura është në cilësinë e palës së detyruar”, thonë Dogana.

Ata thonë se përfaqësuesi i tyre do të marrë pjesë në seancën e radhës e cila do të mbahet më 31 mars.

Bekim Haxhiu, pronar i "Besa Trans"
Bekim Haxhiu, pronar i “Besa Trans”

Ndryshe, sipas aktakuzës, 41-vjeçari Bekim Haxhiu, si pronar i “Besa Trans” nga fshati Rashçe, përmes shoferëve që drejtonin autobusin, ka përdorur certifikatë licence që nuk është lëshuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Me certifikatën e falsifikuar të licencës për qarkullim ndërkombëtar, autobusi është larguar 20 herë nga vendi vitin e kaluar nga data 10 janar deri në aksidentin e nëntorit.

Paraprakisht, pronari i “Besa Trans” është deklaruar se nuk ndihet fajtor për falsifikimin e certifikatës së licencës për kryerjen e transportit ndërkombëtar.

Nga ana tjetër, teza e mbrojtjes është se nuk ka falsifikim të dokumenteve në çështje – vepër për të cilën akuzohet drejtuesi dhe kompania. Në një prononcim për media, avokati Asmir Alispahiq tha se nuk është e vërtetë që është përdorur dokument i rremë, gjegjësisht pretendon se as nuk është bërë dokument i rremë dhe as nuk është ndryshuar licencë ekzistuese për t’u përdorur si e vërtetë. Siç pretendon mbrojtja, janë përdorur licencat origjinale. I pyetur se si autobusi ka udhëtuar vetëm me patentë, dhe pa certifikatë për mjetin konkret, ai ka thënë se organet hetuese duhet të mbajnë përgjegjësi se si e kanë lejuar doganierët.

Gjykimin e udhëheq gjyqtari Ivica Stefanovski, përfaqësues i prokurorisë është prokurori publik Vladimir Miloshevski.

Aksidenti në fjalë, ndodhi më 23 nëntor të vitit të kaluar në orët e para të mëngjesit, kur autobusi “Besa Trans”, i cili po kthehej nga Stambolli me turistë, u përplas në rrethojën e autostradës Struma, në afërsi të fshatit bullgar Bosnek. Në mesin e 45 të vdekurve ishin 12 fëmijë, ndërsa shtatë mbijetuan.

Nga seancat paraprake:

Gjithçka në lidhje me rastin, lexojeni dosjen e përgatitur nga Portalb.mk: Një vjet nga aksidenti i autobusit në Bullgari, gjithçka që ndodhi në tragjedinë ku humbën jetën 45 persona

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button