Në Tabanovcë u parandalua tentativa për kontrabandë të 30 kg duhan për nargjile

Më datë 25.4.2023, nëpunësit e vendkalimin kufitar Tabanovcë në hyrje të vendit kanë parandaluar tentimin për kontrabandim të 30 kilogramëve duhan me aromë nargile.

“Automjeti me targa të Maqedonisë së Veriut i drejtuar nga shtetas i Maqedonisë, për shkak të dyshimit të bazuar është përzgjedhur për ekzaminim të detajuar, gjatë të cilit janë gjetur 120 kuti me 250 g duhan nargile me aromë, të cilin personi nuk e ka paraqitur”, informojnë nga Doganat.

Me këtë, siç njoftojnë Doganat, është shmangur tentativa për nxjerrjen në treg të mallrave të akcizës, për të cilat është anashkaluar pagesa e taksave në vlerë prej mbi 65 mijë denarë.

“Mallrat janë mbajtur përkohësisht, ndërsa ndaj personit janë bërë kallëzime përkatëse në institucionet kompetente”, thonë nga Doganat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button