Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj pronarit të “Besa Transit” për falsifikimin e licencës për transport ndërkombëtar

Prokuroria Themelore Publike në Shkup sot ka ngritur aktakuzë kundër një personi fizik dhe një personi juridik për veprën penale – falsifikimi i licencës për transport ndërkombëtar. Bëhet fjalë për pronarin e autobusit të Besa Transit, i cili më 23 nëntor të vitit të kalur u dogj në një autostradë në Bullgari, ku vdiqën 46 persona, 12 prej të cilëve fëmijë, transmeton Portalb.mk.

“I akuzuari 41-vjeçar, në cilësinë e menaxherit të personit juridik nga Rashçe, duke përdorur të njëjtën marrëdhënie të përhershme, të njëjtat raste dhe rrethana, përmes shoferëve që drejtonin autobusin në pronësi të kompanisë, ka kryer disa veprime që lidhen me kohën dhe ka përdorur si të vërtetë, një dokument të rremë – Certifikatë licence për kryerjen e transportit publik ndërkombëtar. Një licencë e tillë për autobusin në fjalë nuk është lëshuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe menaxheri ua ka dhënë dokumentin e rremë shoferëve që kanë vozitur autobusin dhe me të kanë kaluar kufirin shtetëror. Gjatë procedurës, prokurori publik kompetent ka ofruar dëshmi se në periudhën prej datës 10.01.2021 deri më 21.11.2021 autobusi ka kaluar 20 herë kufirin shtetëror në vendkalime të ndryshme kufitare”, thuhet në njoftimin e Porkurorisë.

Ndryshe, aksidenti në fjalë, ndodhi më 23 nëntor të vitit të kaluar në orët e para të mëngjesit, kur autobusi “Besa Trans”, i cili po kthehej nga Stambolli me turistë, u përplas në rrethojën e autostradës Struma, në afërsi të fshatit bullgar Bosnek, mes të vdekurve ishin 12 fëmijë, ndërsa shtatë mbijetuan.

Ndryshe, parahetimet për këtë rast, zgjasin me muaj. Prokuroria Publike e Shkupit tanimë tetë muaj e gjysmë po heton se si në periudhën nga tetori i vitit 2020 e deri në tragjedinë në autostradën “Struma” në Bullgari më 23 nëtor të vitit të kaluar, autobusi i “Besa Trans”-it mbi 120 herë ka dalë nga shteti përmes vendkalimeve kufitare Deve Bair, Bllacë, Qafëthanë dhe Dellçevë, çdoherë duke treguar certifikatë të falsifikuar nga licenca pa reaguar doganierët. Autobusi nuk shfaqet as në evidencën elektronike se më 18 nëntor, pesë ditë para tragjedisë, ka dalë nga Maqedonia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button